|
Beogradi reagon pėr deklaratėn e Sejdiut
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti i Serbisė do tė takohej me presidentin e Kosovės vetėm nėse do tė rihapeshin negociatat ndėrkombėtare pėr statusin
e Kosovės, ka deklaruar tė enjten pėr mediat kabineti i Presidentit Tadiq.
Kabineti i z. Tadiq reagoi pas njė deklarate tė presidentit Sejdiu dhėnė BBC-sė dy ditė mė parė ku ai nuk e pėrjashtoi mundėsinė e takimit me z. Tadiq, por pėrjashtoi mundėsinė e bisedimeve pėr statusin e Kosovės. Presidenti Sejdiu shfaqi gatishmėrinė pėr takim me z. Tadiq por vetėm nė prani 'tė rėndėsishme' ndėrkombėtare. Reagim Por kabineti i presidentit serb ka deklaruar pėr mediat e Beogradit se ai dhe z. Sejdiu do tė mund tė takoheshin vetėm nėse do tė nisnin negociata tė reja mbi statusin e Kosovės, nėn kujdestarinė e OKB-sė. "Mėnyra e vetme e mundshme qė tė takohen presidenti i Serbisė, Boris Tadiq dhe Zotri Sejdiu janė negociatat e reja nėn mbikqyrjen e KB mbi statusin e ardhshem tė krahinės tonė Jugore tė Kosovės e Metohisė", kanė deklaruar nga kabineti i presidentit Tadiq. Ky ėshtė njė skenar qė presidenti i Kosovės e ka hedhur poshtė. Nė intervistėn dhėnė BBC-sė, z. Sejdiu tha se takimi i mundėsh me udhėheqėsin serb do tė mund tė pėrqėndrohej vetėm nė ēėshtjet e fqinjėsisė dhe tė raporteve mes dy vendeve sovrane, duke kundėrshtuar kėshtu mundėsinė e rihapjes sė ēėshtjes sė statusit. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||