BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 04 shtator 2008 - 05:27 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Palin mban fjalimin para Konventės
 
Sarah Palin
Palin pranon kandidaturėn e partisė Republikane pėr zv/presidente
Kandidatja e Partisė Republikane pėr zv/presidente tė Shteteve tė Bashkuara, Sarah Palin ka mbajtur fjalimin e saj pėrpara Konventės sė partisė qė po zhvillohet nė Minesota.

Nė fjalimin qė u prit me entuziasėm, guvernatorja pak e njohur e Alaskės prezantoi famlijen e saj, pėrfshirė edhe tė birin qė pritet qė tė dislokohet nga ushtria nė Irak.

Zonja Palin mbrojti pozitėn e saj jashtė asaj qė quajti elita e Uashingtonit duke thėnė se ajo nuk do tė shkonte atje pėr tė kėrkuar opinion tė mirė, por pėr t'i shėrbyer popullit.

"Unė kam mėsuar shpejt kėto ditė e fundit se nėse nuk je anėtar me pozitė tė mirė nė elitėn e Uashingtonit, atėherė nuk konsiderohesh si i kandidat i pakualifikuar vetėm pėr kėtė arsye."

"Unė nuk do tė shkoj nė Uashington pėr tė kėrkuar mendim tė mirė.
Unė po shkoj nė Uashington pėr t'u shėrbyer njerėzve tė kėtij vendi tė madh," tha zonja Palin.

Ajo tha se eksperienca e saj si kryetare e bashkisė sė qytetit tė saj i kishte dhėnė asaj njė perspektivė realiste dhe pėrgjegjėsi reale.

Zonja Palin e akuzoi kandidatin demokrat pėr president, Barack Obama pėr paqėndrueshmėri.

Pika mė e dobėt qė po prekin kritikėt e zonjės Palin ėshtė mungesa e eksperiencės sė saj nė politikėn e Jashtme.

Zbulimi gradual i figurės dhe karierės sė saj po tregon se ajo ka udhėtuar njė herė nė Kanada dhe nė Gjermani, nė Irak dhe Kuvajt si edhe ka bėrė njė udhėtim personal nė Meksikė.

Nė natėn e fundit tė Konventės, John MacCain do tė pranojė zyrtarisht kandidaturėn e Partisė Republikane pėr president.

 
 
LOKALE
Bush mbėshtet McCain pėr president
03 shtator 2008 | Faqja Kryesore
McCain zgjedh Palin pėr zgjedhjet e nėntorit
30 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama nis fushatėn historike
29 gusht 2008 | Faqja Kryesore
McCain 'zgjedh numrin dy tė tij'
29 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama zyrtarisht kandidat presidencial
28 gusht 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake