|
SHBA dėnon Rusisė pėr Gjeorgjinė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zėvendėspresidenti amerikan, Dick Cheney ka dėnuar atė qė ai e ka cilėsuar si pėrpjekje 'jolegjitime' tė Rusisė pėr tė ndryshuar
kufijtė e Gjeorgjisė muajin e kaluar.
Z. Cheney shtoi se veprimet e Rusisė gjatė konfliktit tė fundit me Gjeorgjinė e kishin vėnė nė dyshim aftėsinė e Rusisė pėr tė qenė partnere e besueshme nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Ai po ashtu tha se Amerika ishte plotėsisht e angazhuar ndaj pėrpjekjeve tė Gjeorgjisė pėr t'u anėtarėsuar nė NATO. Z. Cheney i bėri kėto deklarata nė Tbilisi, njė ditė pasi SHBA njoftoi dhėnien e njė pakete ndihme nė vlerė 1 miliardė dollarė pėr tė rindėrtuar Gjeorgjinė. Konflikti mes Gjeorgjisė dhe Rusisė shpėrtheu nė 7 gusht pasi Gjeorgjia u pėrpoq tė rimerrte me forcė rajonin separatist tė Osetisė Jugore. Forcat ruse nisėn njė kundėrsulm dhe konflikti pėrfundoi me largimin e trupave gjeorgjiane nga Osetia Jugore dhe rajoni tjetėr separatist, Abkhazia. Rusia mė pas njohu pavarėsinė e tė dy rajoneve dhe mė herėt gjatė kėsaj jave tha se nuk e njihte presidentin e Gjeorgjisė Mikhail Saakashvili, tė cilin e cilėsoi si 'kufomė politike'. Ndihma amerikane Z. Cheney e bėri kėtė deklaratė gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp nė Tbilisi me presidentin Saakashvili. "Pasi kombi juaj fitoi lirinė nė Revolucionin e Trėndafiltė', Amerika i erdhi nė ndihmė kėsaj demokracie tė re kurajoze," tha z. Cheney. "Ne po bėjmė sėrish tė njėtėn gjė ndėrsa ju punoni pėr tė tejkaluar njė pushtim tė territorit tuaj sovran nga njė pėrpjekje unilaterale jolegjitime pėr tė ndryshuar me forcė kufijtė e vendit tuaj, e cila ėshtė dėnuar nė mėnyrė universale nga bota e lirė". "Veprimet e Rusisė kanė ngjallur dyshime tė mėdha mbi synimet e Rusisė dhe aftėsinė e saj pėr tė qenė njė partnere e besueshme (nė skenėn) ndėrkombėtare, jo vetėm nė Gjeorgji dhe nė kėtė rajon, por nė gjithė sistemin ndėrkombėtar," shtoi ai. Gjeorgjia ėshtė njė nga vendet kontribuese me trupa nė operacionet e ushtrisė amerikane nė Irak dhe ėshtė njė nga pikat kyēe nė rrjetin e eksportit tė naftės dhe gazit nga Azia Qendrore drejt perėndimit, e cila nuk kalon nė territorin e Rusisė. Presidenti rus, Dmitri Medvedev e ka akuzuar Amerikėn se po e ndihmon Tbilisin pėr tė ndėrtuar makinėn e tij tė luftės dhe ka kritikuar vendimin e saj pėr tė dėrguar ndihma humanitare pėr Gjeorgjinė nė bordin e anijeve luftarake. Mė herėt gjatė javės, udhėheqėsit e Bashkimit Evropian ranė dakord tė pezullojnė bisedimet pėr njė marrėveshje tė re partneriteti me Moskėn nėse deri nė momentin kur ajo tė tėrheqė trupat nga Gjeorgjia. Z. Cheney qė vizitoi tė mėrkurėn Azerbajxhanin, do ta pėrfundojė turneun e tij nė rajon tė enjten nė Ukrainė. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||