|
Bush mbėshtet McCain pėr president
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti amerikan, George W. Bush, u ka bėrė thirrje republikanėve qė tė mbėshtesin kandidatin e partisė sė tyre pėr Shtėpinė
e Bardhė, Senatorin John McCain.
"Unė i di zgjedhjet e vėshtira tė cilat i takojnė qė t'i bėjė vetėm njė presidenti," tha z. Bush. "Jeta e ka pėrgatitur John McCain qė t'i bėjė tė tilla zgjedhje. Ai ėshtė i gatshėm ta udhėheqė kėtė komb". Nė njė lidhje me video me konventėn e republikanėve qė po i zhvillon punimet nė St Paul, nė shtetin e Minnesotės, z. Bush tha se z. McCain ishte "njė amerikan i madh dhe presidenti i ardhshėm". Z. McCain pritet tė kandidohet zyrtarisht pėr zgjedhjet e nėntorit nė punimet e konventės ditėn e enjte. Deri tani, ēėshtja mė e diskutueshme ka qenė njoftimi se vajza adoleshente e kandidates pėr zėvendėspresidente tė republikanėve, ishte shtatzėnė. Guvernatorja e Alaskės, Sarah Palin, e zgjedhur javėn e shkuar si kandidate pėr zėvendspresidente, njoftoi tė hėnėn se vajza e saj 17 vjeēare do ta mbante fėmijėn dhe do tė martohej me tė dashurin e saj. Mbėshtetje Nė fjalimin e tij para konnventės qė zgjati tetė minuta, z. Bush e pėrshkroi z. McCain si njė president tė gatshėm qė tė merrte vendime tė vėshtira "nė njė botė tė rrezikshme". Senatori McCain sipas tij, ishte i gatshėm tė udhėhiqte Amerikėn sepse i kuptonte mėsimet e nxjerra nga sulmet e 11 shtatorit dhe nevojėn pėr ta vazhduar ofensivėn mbi terroristėt. Z. Bush po ashtu lėvdoi z. McCain pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė strategjisė sė administratės sė tij nė Irak, pavarėsisht nga fakti se sondazhet demonstrojnė qė shumica e amerikanėve i duan trupat e tyre tė kthehen nė atdhe. Z. McCain nė konventė mori mbėshtetjen dhe tė Senatorit Joe Lieberman, kandidati i demokratėve pėr zėvendėspresident nė zgjedhjet e vitit 2000. Ai tha para konventės se z. McCain ishte zgjedhja mė e mirė pėr ta bashkuar dhe ēuar pėrpara Amerikėn. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||