http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 27 gusht 2008 - 06:47 CET

Clinton kėrkon mbėshtetje pėr Obamėn

Ish-kandidatja demokrate pėr presidencėn amerikane, Hillary Clinton, ka deklaruar para konventės sė Partisė Demokratike nė Denver, Kolorado, qė tė bashkohet pas kandidaturės sė Barack Obamės pėr Shtėpinė e Bardhė.

Ajo u tha delegatėve se nėse kishin votuar pėr tė apo pėr Barack Obamėn, tani ishte koha qė demokratėt tė bashkoheshin si njė parti e vetme.

"Ėshtė koha ta rimarrim vendin tonė qė e duam."

"Dhe nėse votuat pėr mua apo pėr Barakun, tani ėshtė koha tė bashkohemi si njė parti e vetme, me njė qėllim tė vetėm.

Znj. Clinton tha se senatori Obama ishte kandidati i saj dhe ai duhej tė ishte presidenti i ardhshėm i Amerikės.

Ajo shtoi se amerikanėt nuk i kishin duruar mė kot tetė vjetėt e fundit, pėr tė kaluar vuajtje tė tjetra pėr shkak tė dėshtimive tė tjera nė qeverisje.

'Kandidati im'

Z. Obama, qė mundi znj. Clinton nė garė, do ta pranojė zyrtarisht kandidimin e partisė sė tij tė enjten nė mbrėmje.

Ai do tė pėrballet nė garėn presidenciale nė 4 nėntor me republikanin John McCain.

Znj. Clinton, qė u shoqėrua me duartrokitje nė kėmbė nga delegatėt teksa ngjitej nė podiumin e konventės, falendėroi tė gjithė ata qė mbėshtetėn fushatėb e saj, por tha se tani Obama ishte 'kandidati im'.

Partia, tha ajo, nuk mund tė lejonte tė kishte njė republikan tjetėr bė Shtėpinė e Bardhė qė do tė shpėrdoronte shpresat e popullit amerikan.

Ajo e pėrshkroi z. McCain si "kolegun dhe shokun tim" por kritikoi tė shkuarln e tij dhe lidhjet e tij me presidentin Bush.

"Nuk ka nuhen katėr vite mė shumė si tetė vjetėt e fundit," tha ajo.