http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 26 gusht 2008 - 06:50 CET

Fjalimet e para në Denvër mbështesin Obamën

Delegatët në Konventën e Partisë Demokratike amerikane që po zhvillohet në Denver kanë dëgjuar dy fjalime pasionante që mbështesin Barak Obamën si kandidatin zyrtar të kësaj partie.

Gruaja e Senatorit Obama, Mishel, i tha delegatëve se ajo dhe burri i saj ndanin vlerat amerikane dhe se do ti sillte Shteteve të Bashkuara ndryshimin që kishte nevojë vëndi.

Më herët, Senatori veteran, Eduard Kenedi, i cili vuan nga tumori në kokë, doli në podium mes skenash emocionale për të deklaruar se kishim të bënim me një sezon shprese.