http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E diel, 17 gusht 2008 - 06:12 CET

Obama e McCain flasin për të krishterët

Kandidati presidencial, Barack Obama dhe John McCain, janë përpjekur të tërheqin zgjedhësit e krishterë gjatë një séance pyetje-përgjigjesh të drejtuar nga një prej predikuesve më të famshëm në Shtetet e Bashkuara.

Pastori Rick Warren, një i krishterë evangjelist, i bëri pyetje secilit prej kandidatëve lidhur me vlerat personale dhe besimin fetar.

Barack Obama mbrojti qëndrimin e tij pro abortit dhe partneritetit civil brenda të njëjtit seks, por tha se martesa duhet të ishte mes një burri dhe një gruaje.

Senatori McCain tha se ai e kundërshtonte me forcë abortin dhe nëse bëhej president do të sillte rregulla në funksion të këtij qëndrimi.

Komentet e tij janë përcjellë mirë nga audienca kryesisht e krishterë.

Të krishterët konservatorë që përbëjnë gati një të katërtën e elektoratit amerikan, e mbështesin në masë të madhe partinë Republikane.

Megjithatë ata nuk kanë shfaqur entuziasëm të madh për kandidatin John McCain.

Qëndrimi i senatorit demokrat Barack Obama ndaj abortit dhe partneritetit civil brenda të njëjtit seks, nuk ka fituar simpati për të në mesin e të krishterëve konservatorë.