BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 28 gusht 2008 - 05:37 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Obama zyrtarisht kandidat presidencial
 
Bill Clinton
Bill Clinton tha se ai dhe Hillary do tė punonin pėr zgjedhjen e Obamės
Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i ka dhėnė njė mbėshtetje tė fortė kandidatit presidencial tė partisė Demokrate, Barack Obama vetėm disa orė pasi ai u shpall zyrtarisht si kandidat.

Siē njofton njė korrespondent i BBC-sė nė KOnventė, zyrtarizimi i kandidaturės ishte njė moment mjaft simbolik.

Njė nga njė pėrfaqėsuesit e tė gjitha shteteve amerikane dhe territoreve tė jashtme u ngritėn nė kėmbė pėr tė njoftuar rezultatet e votimit tė delegatėve tė tyre nė zgjedhjen e kandidatėve.

Sikurse emri i senatorit Barack Obama edhe ai i senatores Hillary Clinton u vendos nė listė nė shenjė konsiderate pėr fushatėn e fortė qė ajo bėri nė votimet paraprake.

Kur votimi arriti shtetin e Nju Jorkut, Hillary Clinton mori mikrofonin pėr tė bėrė thirrje qė Barack Obama tė shpallej kandidat pėr president.

Mė nė fund zyrtarisht u bė histori.

Kandidati i parė afrikano-amerikan u shpall nga njė grua qė ai e mundi me rezultat shumė tė ngushtė.

Zyrtarizimi i kandidaturės sė tij erdhi nė kohėn kur udhėheqėsit e partisė vazhdojnė tė jenė tė shqetėsuar se ata qė votuan pėr rivalen e zotit Obama nė betejėn e ashpėr pėr kandidaturėn e partisė, mund tė ndėrrojė krah dhe tė votojnė pėr kandidatin republikan, John McCain nė zgjedhjet e nėntorit.

Ish presidenti amerikan Clinton i tha Konventės sė partisė se senatori Obama ishte i kualifikuar nė mėnyrė unike pėr presidencėn e SHBA-sė.

Duke folur para kandidatėve demokratė zoti Clinton tha se ai dhe bashkėshortja e tij do tė bėnin ēdo gjė qė kishin mundėsi qė senatori Obama tė zgjidhej.

"Ėshtė e qartė se detyra e presidentit tė ardhshėm do tė jetė ndėrtimi i ėndrrės amerikane dhe ringritja e lidershipit amerikan nė botė."

"Ēdo gjė qė kam mėsuar gjatė kohės qė isha president dhe puna qė kam bėrė prej asaj kohe nė Amerikė dhe nė mbarė globin mė ka bindur se Barack Obama ėshtė personi pėr detyrėn," tha zoti Clinton.

Edhe senatori Joe Biden ėshtė shpallur zyrtarisht si kandidati i partisė pėr zėvendėspresident nga Konventa Demokrate.

Ai foli para delegatėve dhe premtoi ndryshime nė politikat ekonomike.

Barack Obama vetė bėri njė paraqitje tė paplanifikuar nė skenėn e konferencės.

"Nė fillim tė fushatės ne kishim njė ide shumė tė thjeshtė qė ėshtė ndryshimi nė Amerikė nuk fillon nga kreu nė bazė por nga themelet e sipėr."

"Ndryshimi vjen ngaqė njerėzit e thjeshtė duan gjėra tė jashtėzakonshme. Ne duam tė jemi tė hapur nė kėtė konventė pėr tė siguruar se tė gjitha ata qė duan t'i bashkohen partisė i bashkohen pėrpjekjeve pėr tė rikthyer Amerikėn," tha zoti Obama.

Zoti Obama bėri e zė mbėshtetjen e tij pėr zotin Biden dhe falenderoi bashkėshortėt Clinton pėr mbėshtetjen qė ata i dhanė nė konventė.

 
 
LOKALE
Clinton kėrkon mbėshtetje pėr Obamėn
27 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama zgjedh Biden si zėvendės
23 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Portret: Joe Biden
23 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama e McCain flasin pėr tė krishterėt
17 gusht 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>