BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 27 gusht 2008 - 06:47 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Clinton kërkon mbështetje për Obamën
 
Hillary Clinton në Denver
Clinton tha se partia duhej të bashkohej pas Obamës
Ish-kandidatja demokrate për presidencën amerikane, Hillary Clinton, ka deklaruar para konventës së Partisë Demokratike në Denver, Kolorado, që të bashkohet pas kandidaturës së Barack Obamës për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo u tha delegatëve se nëse kishin votuar për të apo për Barack Obamën, tani ishte koha që demokratët të bashkoheshin si një parti e vetme.

"Është koha ta rimarrim vendin tonë që e duam."

"Dhe nëse votuat për mua apo për Barakun, tani është koha të bashkohemi si një parti e vetme, me një qëllim të vetëm.

Znj. Clinton tha se senatori Obama ishte kandidati i saj dhe ai duhej të ishte presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Ajo shtoi se amerikanët nuk i kishin duruar më kot tetë vjetët e fundit, për të kaluar vuajtje të tjetra për shkak të dështimive të tjera në qeverisje.

'Kandidati im'

Z. Obama, që mundi znj. Clinton në garë, do ta pranojë zyrtarisht kandidimin e partisë së tij të enjten në mbrëmje.

Ai do të përballet në garën presidenciale në 4 nëntor me republikanin John McCain.

Znj. Clinton, që u shoqërua me duartrokitje në këmbë nga delegatët teksa ngjitej në podiumin e konventës, falendëroi të gjithë ata që mbështetën fushatëb e saj, por tha se tani Obama ishte 'kandidati im'.

Partia, tha ajo, nuk mund të lejonte të kishte një republikan tjetër bë Shtëpinë e Bardhë që do të shpërdoronte shpresat e popullit amerikan.

Ajo e përshkroi z. McCain si "kolegun dhe shokun tim" por kritikoi të shkuarln e tij dhe lidhjet e tij me presidentin Bush.

"Nuk ka nuhen katër vite më shumë si tetë vjetët e fundit," tha ajo.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>