BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunė, 23 gusht 2008 - 15:28 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Portret: Joe Biden
 
Joe Biden
Senatori njihet si folės 'luftarak'
Ajo qė shihet si pika mė e fortė e senatorit Joseph Biden, konsiderohet si pika mė e dobėt e Barack Obamės: politika e jashtme.

Ekspertiza e tij nė kėtė fushė mund ta ndihmojė senatorin Obama qė tė vetėmbrohet nga sulmet e republikanėve se ai nuk ėshtė gatshėm pėr postin e presidentit.

Ata e plotėsojnė njėri-tjetrin dhe nė mėnyra tė tjera. Ndėrsa z. Obama shihet si gjakftohtė dhe i pėrmbajtur, z. Biden mund tė jetė mė i gjallė dhe mė luftarak nė sulmet ndaj kundėrshtarėve.

Z. Biden nė tė njėtėn kohė ka pėrvojė nė garat presideciale. Ai ishte nė garė me z. Obama pėr zgjedhjet e 2008-ės, por u tėrhoq nė muajin janar.

Ai kandidoi pėr postin e presidentit dhe nė vitin 1988, por u tėrhoq pasi e pranoi se kishte pėrdorur si tė tijin pjesė nga njė fjalim i udhėheqėsit tė laburistėve britanikė tė asaj kohe, Neil Kinnock.

Z. Biden e njeh mirė Uashingtonin zyrtar. Ai ka pėrfaqėsuar nė Senatin amerikan qė nga viti 1972 shtetin e vogėl veriperėndimor, Delaware.

Ai ka drejtuar tri herė Komisionin e Senatit pėr Marrėdhėnie me Jashtė.

Edhe pse votoi pro fillimit tė luftės nė Irak, ai nisi tė paralajmėronte pėr koston e pushtimit tė gjatė tė Irakut kohė para se ai tė niste.

Qė nga ajo kohė, ai ka mbėshtetur idenė e federalizimit tė Irakut, duke e parė ndarjen e butė tė vendit pėrgjatė kufijve etnikė, si rrugėzgjidhje pėr konfliktin.

Lidhja e tij me Irakun ėshtė dhe personale. Djali i tij, Beau, Prokurori i Pėrgjithshėm nė Delaware, ėshtė kapiten nė Gardėn Kombėtare dhe njėsiti i tij pritet qė tė dislokohet sė shpejti nė Irak.

"Ai do tė niset. Unė nuk dua qė tė shkojė," tha sė fundmi z. Biden.

"Por unė nuk dua qė nipėrit e mbesat e mi tė shkojnė atje pas 15 vjetėsh. Kėshtu qė mėnyra se si ne do tė largohemi (nga Iraku) pėrbėn njė ndryshim tė madh".

Rol i Biden

Z. Biden ka lindur nė vitin 1942 nė Scranton, Pensilvani. Ai ishte njė nga katėr fėmijėt e njė familje katolike irlandeze.

Mė vonė familja u vendos nė Delaware, ku ai ndoqi studimet nė Shkollėn Juridike Syrakuse nė Universitet.

Analistėt thonė se senatori mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė sigurimin e mbėshtetjes sė atyre votuesve nga shtresa e mesme e intelektualėve dhe nėpunėsve, tė cilėt senatori Obama deri tani nuk ka arritur t'i bėjė pėr vete.

Por reputacioni i z. Biden si ekspert nė fushėn e politikės sė jashtme dhe pėrvoja e tij nė Uashington mund tė kenė dhe efekt negativ.

Zgjedhja e tij pėr postin e zėvendėspresidentit mund tė nxjerrė mė nė pah mungesėn e pėrvojės sė vetė z. Obama.

Nė tė njėtėn kohė ajo mund ta bėjė mė tė vėshtirė punėn e ekipit tė Obamės pėr tė theksuar mesazhin e tyre pėr ndryshim.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>