|
NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ministrat e jashtėm tė NATO-s u takuan tė martėn nė Bruksel pėr tė diskutuar pasojat e krizės nė Gjeorgji mbi marrėdhėniet
e bllokut me Rusinė.
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se ministrat kishin pranuar se Rusia duhet tė respektonte armėpushimin e ndėrmjetėsuar nga presidenti Francez, Nicolas Sarkozy. Zoti Scheffer shtoi se nuk mund tė kishte marrėdhėnie normale, pas veprimit ushtarak tė Rusisė. Ai shtoi se deri sa Rusia tė tėrheqė trupat marrėdhėniet mes Natos dhe Rusisė do tė mbeteshin tė tensionuara. "Ne u pajtuam gjithashtu se nuk mund tė ketė shkėmbime tė zakonshme nė marrėdhėniet tona me Federatėn Ruse." "Fakti qė ne zhvilluan kėtė takim, tė jashtėzakonshėm tė Kėshillit Veri-Antlantik mendoj se ėshtė provė se nuk mund tė ketė shkėmbime tė zakonshme", tha Shefi i NATO-s. Zoti de Hoop Scheffer tha se nuk mund tė shihte se si mund tė mblidhej nė kėtė kohė kėshilli NATO-Rusi, por shtoi se linjat e komunikimit nuk duhet tė braktiseshin. Ai tha gjithashtu se vendet anėtare kanė pranuar tė ngrejnė njė komision NATO-Gjeorgji qė ka si qėllim tė forcojė lidhjet mes Aleancės dhe Tbilisit. Por Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s nuk tha asgjė lidhur me njė afat pėr anėtarėsimin e Gjeorgjisė. Ministri i Jashtėm rus e akuzoi NATO-n pėr njėanėshmėri pėrsa i takon zhvillimeve nė Gjeorgji, duke injoruar historinė dhe faktet. Sergei Lavrov theksoi qėndrimin e Moskės se Gjeorgjia u pėrpoq tė riintegronte me forcė rajonet separatiste dhe Rusia dėrgoi trupat pėr tė mbrojtur civilet dhe paqeruajtėsit. NATO, tha ai ishte duke e kthyer agresorin ne viktimė. Tėrheqja ruse Pėrpara takimit ambasadori rus nė NATO, Dmitry Rogozin, paralajmėroi se vendimi qė do tė merrte NATO pėr Gjeorgjinė mund tė ndikojė marrėdhėniet nė tė ardhmen me Rusinė. Ky mesazh u pėrforcua mė vonė nga zėvendėsi i tij, Ivan Soltanovsky, i cili tha gjatė njė interviste pėr BBC-nė se anėtaret e NATO-s duhet tė qetėsoheshin dhe tė bėnin njė vlerėsim objektiv tė situatės. Trupat ruse u panė tė martėn duke u larguar nga qyteti i Gorit. Njė numėr tankesh dhe automjetesh tė tjera ruse janė parė duke lėvizur pėrgjatė rrugės jashtė qytetit. Organizata pė Sigurim dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE) thotė se Rusia ka pranuar dislokimin e 20 vėzhguesve ushtarakė pėrreth rajonit tė Osetisė Jugore. Megjithatė organizata thotė se dislokimi i planifikuar ende ka nevojė pėr aprovimin e qeverisė gjeorgjiane. OSBE-ja ka deri tani nėntė vėzhgues tė vendosur nė Osetinė Jugore. Njė zėdhėnės ushtarak rus nuk konfirmoi nėse forcat ruse kanė marrė kontrollin nė qytetin port Poti. Zėdhėnės tha se njė numėr personash tė armatosur dhe tė veshur me uniforma gjeorgjiane ishin ndaluar. Moska pretendon se teksa kishte filluar tėrheqjen e trupave nė linjė me armėpushimin, Gjeorgjia nuk e kishte bėrė kėtė. |
LOKALE
Rusėt nė Gjeorgji edhe pas marrėveshjes17 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Sakashvili firmos paqen dhe kritikon Perėndimin16 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Rusia pranon zjarrpushim me Gjeorgjinė16 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Bush forcon kritikat ndaj rusėve 15 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Gjeorgjia dhe konflikti nė Oseti tė Jugut13 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Dhuna nė Osetinė Jugore09 gusht 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||