|
Rusėt nė Gjeorgji edhe pas marrėveshjes
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Forcat ruse kanė vazhduar tė forcojnė kontrollin e tyre nė njė autostradė tė rėndėsishme qė lidh Detin e Zi me kryeqytetin
Tbilisi, pasi presidenti Medvedev firmosi njė marrėveshje formale armėpushimi.
Njė korrespondent i BBC-sė qė udhėtoi pėrgjatė kėsaj rruge tha se kontrolli rus pėrfundonte nė kilometrin 30 prej Tbilisit. Ministri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov, tha se trupat ruse do tė tėrhiqeshin kur tė ndėrmerreshin masa shtesė. Presidenti Bush e cilėsoi armėpushimin njė hap shpresėdhėnės, por e paralajmėroi Rusinė qė tė mos sillte pretendime pėr rajonet e shkėputura nė Osetinė Jugore dhe Abkhazinė. Ai shtoi se Osetia e Jugut dhe Abkhazia duhet tė mbeten pjesė tė Gjeorgjisė dhe tha se Rusia tani duhet tė tėrheqė trupat. Gjeorgjia i ka akuzuar separatistėt abkhazė se kishin marrė kontrollin e mbi 13 fshatrave gjeorgjiane dhe tė njė hidroēentrali, por kėtė lajm nuk ka konfirmime nga burime tė pavarura. Presidenti rus, Dmitry Medvedev e nėnshkroi tė shtunėn planin e armėpushimit tė ndėrmjetėsuar nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy, pėr t'i dhėnė fund luftimeve nė Gjeorgji. Presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili e nėnshkroi atė mė herėt nė prani tė Ssekretares amerikane tė Shtetit, Condoleezza Rice. |
LOKALE
Sakashvili firmos paqen dhe kritikon Perėndimin16 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Rusia pranon zjarrpushim me Gjeorgjinė16 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Rusia kundėr sistemit raketor amerikan15 gusht 2008 | Faqja Kryesore
SHBA dhe Polonia arrijnė marrėveshje 15 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Bush forcon kritikat ndaj rusėve 15 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Rice thotė se Rusia rrezikon izolimin 14 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Lavrov e sheh tė vėshtirė bashkėjetesėn14 gusht 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||