|
Obama e McCain flasin pėr tė krishterėt
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kandidati presidencial, Barack Obama dhe John McCain, janė pėrpjekur tė tėrheqin zgjedhėsit e krishterė gjatė njė séance pyetje-pėrgjigjesh
tė drejtuar nga njė prej predikuesve mė tė famshėm nė Shtetet e Bashkuara.
Pastori Rick Warren, njė i krishterė evangjelist, i bėri pyetje secilit prej kandidatėve lidhur me vlerat personale dhe besimin fetar. Barack Obama mbrojti qėndrimin e tij pro abortit dhe partneritetit civil brenda tė njėjtit seks, por tha se martesa duhet tė ishte mes njė burri dhe njė gruaje. Senatori McCain tha se ai e kundėrshtonte me forcė abortin dhe nėse bėhej president do tė sillte rregulla nė funksion tė kėtij qėndrimi. Komentet e tij janė pėrcjellė mirė nga audienca kryesisht e krishterė. Tė krishterėt konservatorė qė pėrbėjnė gati njė tė katėrtėn e elektoratit amerikan, e mbėshtesin nė masė tė madhe partinė Republikane. Megjithatė ata nuk kanė shfaqur entuziasėm tė madh pėr kandidatin John McCain. Qėndrimi i senatorit demokrat Barack Obama ndaj abortit dhe partneritetit civil brenda tė njėjtit seks, nuk ka fituar simpati pėr tė nė mesin e tė krishterėve konservatorė. |
LOKALE
Obama prezanton politika tė reja tė energjisė05 gusht 2008 | Faqja Kryesore
Obama nuk viziton ushtarėt e plagosur 27 korrik 2008 | Faqja Kryesore
Obama pėrfundon turneun nė Londėr26 korrik 2008 | Faqja Kryesore
Obama nis turneun evropian nga Berlini24 korrik 2008 | Faqja Kryesore
Obama viziton Irakun 21 korrik 2008 | Faqja Kryesore
Obama pėrkrah largim nga Iraku16 korrik 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||