BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 06 gusht 2008 - 05:26 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
SHBA ndal njė vjedhje masive tė kartave
 
Dollarė
Rasti i vjedhjeve ėshtė mė i madhi i hetuar ndonjėherė nė SHBA
Autoritetet nė Shtetet e Bashkuara thonė se 11 persona janė paditur nė lidhje me vjedhjen e informacioneve tė kartave tė kreditit dhe debitit tė 40 milion njerėzve pėrmes njė mashtrimi tė pėrmasave tė mėdha me kompjuterat.

Ata thonė se kjo ėshtė vjedhja mė e madhe e informacioneve tė identitetit qė ėshtė hetuar ndonjėherė nė SHBA.

Personat e paditur pėrfshijnė individė qė banojnė nė pesė vende tė ndryshme.

Tre prej tyre janė nga SHBA-ja, tre nga Ukraina, dy nga Kina, njė nga Estonia dhe njė nga Bjellorusia.

Ata akuzohen se kanė hyrė nė mėnyrė tė paligjshme nė sistemet kompjuterike tė disa dyqaneve tė mėdha nė SHBA dhe kanė instaluar programe pėr tė marrė informacionet pėr kartat, ku pėrfshihen numrat e tyre, fjalėkalimet dhe informacionet e tjerė tė kontit bankar.

Duke njoftuar akuzat, Prokurori i Pėrgjithshėm, Michael Mukasey tha se rasti tregonte se me hapėsirat qė ofronte interneti, kriminelėt nė mbarė botėn mund tė kishin mundėsi tė shihnin informacionet personale tė shtetasve amerikanė.

Zoti Mukasey tha se forcat policore nė mbarė botėn e kishin mbėshtetur hetimin.

"Raste tė tilla dėrgojnė njė mesazh tė qartė ndaj atyre qė do tė pėrpiqen tė abuzojnė me rrjetin kompjuterik pėr tė vjedhur informacine dhe tė dėmtojnė njerėzit dhe bizneset qė zbatojnė ligjin."

"Nėse e bėni ne do t'ju gjejmė kudo qė tė jeni nė botė, ne do tė sigurohemi qė ju tė arrestoheni dhe tė shkoni nė burg," tha prokurori Mukasey.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake