http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 23 korrik 2008 - 14:42 CET

Oana Lungescu
Korrespondente e BBC-sė

Bullgarisė i pezullohen ndihmat

BE ka pezulluar miliona dollarė ndihma pėr Bullgarinė pas njė serie raportesh qė kritikonin ashpėr qeverinė se kishte dėshtuar tė luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar.

BE po i mban fondet nė linjė me paralajmėrimet e dhėna mė herėt Bullgarisė kur vendi u anėtarėsua nė BE nė janar tė vitit tė kaluar dhe ka ndaluar pagesat pėr dy agjenci qeveritare.

Drejtuesit e BE-sė thonė se megjithė disa pėrpjekje pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, institucionet duken tė mira nė letėr, por nuk japin rezultate nė praktikė.

BE ka paralajmėruar edhe Rumaninė pėr progresin e ngadaltė nė kėtė fushė.

Njė zėdhėnės i Komisionit evropian tha se BE donte tė ndihmonte tė dy vendet, por rezulatat duhet tė vinin nga brenda vendit.

Pėr shkak tė shqetėsimeve nė masė tė madhe, pėrsa i takon zgjerimit tė mėtejshėm tė Bashkimit Evropian, mesazhi nga Komisioni Evropian ėshtė se nėse tė rinjtė nuk sillen siē duhet ata do ta paguajnė.