http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 03 korrik 2008 - 14:01 CET

Silvana Bardhi
BBC Prishtinė

Termocentrali i ri shkakton protesta

Ndėrtimi i nje termocentrali tė ri nė Kosovė pėr tė cilin thuhet se do te jetė njėri prej prodhuesve mė tė mėdhenj tė energjisė nė Ballkan, e pėr tė cilin do tė shpenzohen milarda dollarė, ka nxjerrė nė protesta banorėt e Obiliqit, ku ėshtė menduar tė ndėrtohet termocentrali.

Ata pretendojnė, se pas ndėrtimit tė kėtij termocentrali, do tė bėhet e pamundur jetesa ne qytetin e tyre, i cili edhe ashtu i pėrket njėrės prej zonave mė tė ndotura nė Kosovė, kjo pėr shkak tė blloqeve tė termocentraleve aktuale.

Qytetaret e Obiliqit, qė nė protestėn e tyre mbėshteteshin edhe nga qytetarė tė Prishtinės dhe aktivistė tė levizjes “Ēohu”, kanė hedhur qese tė mbushura me pluhur nga mbetjet e termocentraleve nė oborrin e Parlamentit tė Kosovės.

Nė kėtė protestė tė qytetarėve tė Obiliqit, ndodheshin edhe aktivistė tė lėvizjes “Ēohu”, njė organizatė kjo joqeveritare, e cila gjatė disa muajve tė fundit, aktivitet kryesor tė sajin ka pasur luftėn kundėr korrupsionit.

Lideri i kėsaj Lėvizjeje ėshtė Avni Zogiani:

“Kuvendi i Kosovės ka nxjerrė njė strategji nė bazė tė tė cilės do tė duhej tė ndėrtoheshin kapacitetet e reja energjetike deri nė 1000 mė orė, por qeveria e Kosovės e ka konfirmuar nė disa raste se do tė pėrgatisė njė projekt qė do tė pėrfshijė 2000 MW, qė do tė jetė trefish mė e madhe se sa ėshtė nevoja energjetike e Kosovės”.

Edhe qytetarė tė Prishtinės e kanė pėrshėndetur kėtė nismė tė banorėve tė njėrės prej zonave, qė cilėsohet mė e ndotura e qė paraqet rrezik serioz pėr shėndetin.

Ministria e Energjetikės dhe Minierave e cila ka pėrgatitur projektin pėr ndėrtimin e termocentralit Kosova C me fuqi 2.100MW orė, ėshtė pėrkrahur nga pothuaj tė gjitha strukturat e pushtetit dhe projekti tashmė e ka edhe mbėshtetjen e Bankės Botėrore dhe Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim.

Nė Ministrinė e Energjetikės thonė se nuk qėndrojnė vėrejtjet e qytetarėvė as pėr shkallėn e lartė tė ndotjes qė do tė shkaktonte termocentrali i ri, e as pėr pėrfitimet e paligjshme tė donatorėve.

Zv/kryeministri i Kosovės Ramė Manaj thotė pėr BBC-nė se nuk do tė shkohet nė kapacitetet qė e rrezikojnė ambientin ku jetojnė qytetarėt.

"Mbrojtja e interesit tė qytetarėve, e ambientit jetėsor tė tyre, e shėndetit tė tyre, ėshtė e pashmangshme dhe paralel ne kemi nevojė dhe dhe do tė realizojmė projekte qė gjenerojnė energji elektrike nga termocentralet por natyrisht edhe nga burime tė tjera alternative”.

Sipas disa pretendimeve tė organizatave ambientaliste, Kosova C do tė mund tė kontaminonte rreth 15 pėrqind tė territorit tė Kosovės duke dėmtuar rėndė bujqėsinė dhe ujėrat.

Sipas ekspertėve Kosova e ka koeficientin mė tė lartė tė sėmundjeve azmatike dhe kardiake pėr shkak tė ndotjes nga termocentralet qė aktualisht prodhojnė energji, e qė janė shumė pranė vendeve tė banuara.

Ata thonė se ndėrtimi i kėtij termocentrali nuk do tė lė hapėsirė pėr t’i arritur standardet mjedisore, sidomos ato ndėrkombėtare.

Kosova aktualisht prodhon rreth 1000 MW orė eneregji elektrike, por kjo ka qenė e pamjafteshme.

Nė vitet e fundit, ajo ėshtė pėrballur me krizėn mė tė madhe energjetike.

Besohet se me ndėrtimin e kėtij termocentrali, i cili do tė duhej tė pėrfundonte, brenda dhjetėvjecarit tė ardhshėm, Kosova pėrfundimisht do ta zgjidhte problemin e energjisė elektrike.