http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 03 korrik 2008 - 07:52 CET

Bien aksionet e General Motors

Aksionet nė kompaninė amerikane tė prodhimit tė automobilave, General Motors, kanė rėnė nė nivelin mė tė ulėt qė prej viteve 50-tė.

Faktorėt kryesorė kanė qenė rėnia e treguesve tė shitjes sė makinave dhe rritja e ēmimit tė karburantit.

Tė mėrkurėn General Motors humbi 15 pėrqind tė vlerės sė aksioneve.

Nė tė njėjtėn ditė tre prodhuesit kryesorė tė automobilave nė Shtetet e Bashkuara njoftuan se shitjet e makinave kishin rėnė deri nė 36% gjatė muajit tė kaluar.

Kjo shihet si pasojė e krizės qė ka prekur konsumatorėt amerikanė.

Ekspertėt thonė se General Motors arriti, nė fakt, rezultate mė tė mira nga ē'parashikohej.

Por, shqetėsimi pėr gjendjen financiare tė kėsaj kompanie bėri qė vlera e aksioneve tė bjerė me shpejtėsi.

Njė analist i njohur nė fushėn e biznesit tha se nuk pėrjashtohej mundėsia e falimentimit nėse kompnaia nuk arrinte tė siguronte njė sasi tė konsiderueshme kapitali shtesė.