http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 03 korrik 2008 - 06:45 CET

Lirohet Ingrid Betancourt

Ish-kandidatja presidenciale nė Kolumbi, Ingrid Betancourt, e cila mbahej peng nga rebelėt majtistė qė prej gjashtė vjetėsh, ka mbėrritur nė njė bazė ushtarake nė Bogota, pasi u lirua nė njė operacion tė ushtrisė kolumbiane.

Ajo dukej mirė dhe kishte veshur rroba ushtarake.

Ajo falenderoi trupat e ushtrisė pėr operacionin e lirimit tė pengjeve, tė cilin e quajti tė pėrsosur.

"Ushtarėt dukeshin si rebelė tė Farcut. Ata flisnin si rebelėt dhe disa prej tyre kishin bluza me imazhin e Che Guevarės. Hipėm nė helikopter me shumė vėshtirėsi sepse ata na lidhėn duart dhe kėmbėt. Papritur ata i asgjesuan rebelėt dhe komandanti i operacionit na tha se ishim tė lirė", tha Ingrid Betancourt.

Zonjusha Betancourt, e cila ka edhe nėnshtetėsi franceze ishte ndėr 15 pengjet e liruara, tre prej tė cilėve shtetas amerikanė.

Ajo ishte rrėmbyer gjatė fushatės presidenciale nė vitin 2002.

Disa nga pengjet qė mbėrritėn nė Bogota u liruan pasi u mbajtėn pėr mė shumė se dhjetė vjet.

Presidenti Bush e falenderoi homologun e tij kolumbian, Alvaro Uribe, pėr lirimin e ish-kandidates presidenciale Ingrid Betancourt dhe pengjeve tė tjera.

Ai e quajti zotin Uribe udhėheqės tė fortė.

Zotin Uribe e vlerėsoi lart edhe presidenti francez Nicholas Sarkozi, i cili e kishte shndėrruar lirimin e zonjushės Betancourt nė prioritet tė politikės sė jashtme.

Zoti Sarkozy iu bėri thirrje rebelėve tė FARC-ut qė t'i jepnin fund asaj qė ai e quajti luftė absurde.

Nė njė fjalim televiziv presidenti Alvaro Uribe falenderoi ushtrinė pėr kėtė operacion qė, siē u shpreh ai, ishte kryer pa asnjė tė shtėnė arme.

Ai iu bėri thirrje rebelėve qė t'i lironin pengjet e tjera dhe tė pranonin ftesėn e qeverisė kolumbiane pėr vendosjen e paqes.

Ky operacion i pazakontė pėr lirimin e pengjeve tregoi qėndrimin e ashpėr tė presidentit kolumbian Alvaro Uribe ndaj gurerilasve tė majtė, tė cilėt i patėn vrarė edhe tė atin.