BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 31 korrik 2008 - 19:09 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Zannier-UNMIK mund tė qėndrojė mė gjatė
 
Kreu i UNMIK-ut Lamberto Zannier
Kreu i UNMIK-ut Lamberto Zannier
Shefi i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Lamberto Zannier, i tha BBC-sė UNMIK-u ndoshta mund tė vazhdojė tė qėndrojė nė Kosovė pėr njė kohė edhe mė tė gjatė nga ē'u mendua nė fillim.

Ai tha se misioni evropian pėr drejtėsi dhe polici, EULEX, duhet tė pėrpiqet qė tė vendoset vetė nė tėrė territorin e Kosovės duke i ofruar atij njė ombrellė tė Rezolutės 12-44 tė Kėshillit tė Sigurimit .

Sipas tij, BE-ja duhet t'i tregojė Beogradit dhe serbėve tė Kosovės nė terren, se do tė kenė njė avantazh me vendosjen e misionit evropian.

Zoti Zannier gjithashtu ka thėnė se ai ka ende pėrgjegjėsitė ekzekutive tė rezervuara nė Kosovė dhe se sheh hapėsirė pėr pėrdorimin e tyre, kryesisht nė fushėn e rendit dhe tė ligjit.

Sipas tij dialogu Prishtinė-Beograd nuk ėshtė dialog nė pėrpjekje pėr tė arritur marrėveshje pėr njė numėr parimesh, por dialog pėr tė zgjidhur problemet nė terren.

Nė njė intervistė qė i mori korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė, Arbėr Vllahiu, zoti Zannier fillimisht pėrgjigjet nė pyetjen se pse kishte vendosur tė marrė mandatin e kryeadministratorit tė Kosovės

Zoti Zannier: Mendoj se kjo punė ėshtė sfiduese pėr ēdo diplomat. Mendoj se marrja me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me qėndrueshmėrinė nė Ballkan, dhe posaēėrisht me pjesėn evropiane tė njė nėpunėsi italian.

Unė personalisht vij nga verilindja e Italisė, dhe kam kryer studimet nė Triestė, nė kohėn kur ishte ende gjallė ish-Jugosllavia dhe jam shumė i familjarizuar me mjedisin nė Ballkan. Megjithėse kam shėrbyer nė shumė vende tė botės, unė gjithnjė kam qenė i interesuar pėr zhvillimet nė rajonin e Ballkanit.

Atė minutė kur m'u dha mundėsia mendova se do tė ishte shumė interesante, megjithėse, mė duhet ta pranoj pas njė muaji nė kėtė post, se ėshtė njė punė shumė sfiduese.

BBC: Ishte e vėshtirė pėr ju tė merrnit kėtė vendim?

Zoti Zannier: Ėshtė e komplikuar pėr shumė arsye. Pėr arsye personale, sepse mė ėshtė dashur ta lė familjen time nė Itali, dhe kjo kėrkon tani pėrpjekje nga tė gjithė.

Ėshtė gjithashtu e komplikuar, sepse ėshtė njė mėnyrė tjetėr e veprimit, jo sipas sistemit italian dhe mė duhet ta distancoj veten edhe nga perspektiva kombėtare. Ėshtė gjithnjė njė sfidė pėr ta ndryshuar nė mėnyrė dramatike perspektivėn nė mėnyrėn se si vepron.

Por nė tė njėjtėn kohė ju sjell nė njė rol dhe funksion tė ri, dhe unė isha javėn e kaluar nė OKB dhe ėshtė njė pėrvojė e pasur, do tė thosha, nga pikėpamja personale.

BBC: E keni pyetur familjen nėse ata do tė pajtohen me vendimin pėr tė ardhur nė Kosovė, marrė parasysh gjendjen kėtu, gjithė ngjarjet nė tė kaluarėn?

Zoti Zannier: Kishte pak edhe shqetėsime dhe sigurisht ishte negociatė mė e vėshtirė se sa ato tė muajit tė fundit kėtu. Unė provoj tė jem nė kontakt me ta sa mė shpesh qė tė jetė e mundur, por nuk ka shqetėsime sa i pėrket aspektit tė sigurisė.

Njė nga punėt e mira tė zhvillimit nė Kosovė nė kėtė periudhė ėshtė se duke mos u ndikuar nga zhvillimet e ndėrlikuara politike, situata e sigurisė mbetet e mirė.

Ne kishim disa shqetėsime, por ato asnjėherė nuk u materalizuan dhe qytetarėt u sollėn me shumė pėrgjegjėsi pėrgjatė gjithė kohės kalimtare. Siē e dimė, kjo periudhė kalimtare gjithnjė mund tė jetė e vėshtirė dhe me rreziqe tė mundshme.

BBC: Duke krahasuar me detyrat e tjera qė keni kryer dhe me vendet e tjera ku keni shėrbyer, a ka ndonjė gjė tė pėrbashkėt me Kosovėn, apo janė tė gjitha shumė tė kundėrta?

Zoti Zannier: Unė sinqerisht e shoh Kosovėn si njė rast tė veēantė. Ka njė ndarje tė thellė nė bashkėsinė ndėrkombėtare rreth interpretimit tė mandatit tim dhe ai ėshtė sfiduar nga palė tė ndryshme.

Por unė ndjej se mė shumė ėshtė tek unė dhe njerėzit e mi nė UNMIK se si e interpretojmė ne rolin tonė dhe si e paraqesim veten tek autoritetet e Kosovės, tek serbėt dhe tek bashkėsia ndėrkombėtare nė Nju Jork. Pra, ka njė element krijues nė gjithė kėtė dhe pėrvojat profesionale janė tė dobishme.

Sa isha me OSBE-nė kam shėrbyer nė Kaukaz nė disa nga kėto konfliktet e ngrira dhe tani shoh elemente tė pėrbashkėta nga njėri apo tjetri rast, por situata kėtu ėshtė thellėsisht e ndryshme. Ndoshta dallimi mė i madh ėshtė se kėtu kemi tė nėnvizuar njė perspektivė evropiane qė nė njė afat tė gjatė mund tė sjellė qėndrueshmėri pėr rajonin.

Mendoj se ky ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm qė asnjėherė nuk duhet tė nėnvlerėsohet.

BBC: Kur arritėt ditėn e parė nė Kosovė thatė se tani po fillon periudha kalimtare. Ishit tė vetėdijshėm pėr ndėrlikueshmėrinė e kėsaj periudhe?

Zoti Zannier: Ditėn e parė ishte e vėshtirė tė kisha njė ide tė qartė se si do tė ishte. Me siguri mund tė them se gjatė kėtij muaji tė parė u bė e qartė se periudha kalimtare do tė ishte mė e komplikuar se sa kishim menduar nė fillim.

Por ende nuk dua tė vlerėsoj se ka mė shumė potencial pėr paqėndrueshmėri ose mė shumė rrezik nė tė cilin ėshtė pėrfshirė procesi. Thjesht lista e gjėrave qė duhet tė trajtohen ėshtė shumė e gjatė. Mendoj se tė gjithė ne duhet tė jemi tė durueshėm dhe tė punojmė.

Unė jam shumė optimist se do t'ia dalim tė gjejmė njė zgjidhje qė do tė jetė e tillė qė siguron qėndrueshmėri nė rajon, por gjithashtu edhe mirėqenie pėr njerėzit.

BBC: Kryeadministratori Ruecker, pati deklaruar para se tė largohej se ėshtė kryeadministratori i fundit tradicional. Cili ėshtė dallimi mes jush dhe tė gjithė shefave tė tjerė tė mėparshėm?

Zoti Zannier: Ju e thatė vetė, unė jam njeriu i tranzicionit, tė njė tranzicioni drejt njė rezultati pėrfundimtar tek i cili ne nuk i shohim ende saktėsisht elementet. Roli im ėshtė, dhe kėtė e konfirmoj, nga ana tjetėr e tranzicionit nė UNMIK.

Pėr dallim nga paraardhėsit e mi, roli im ėshtė i ndryshėm. UNMIK-u nuk e administron Kosovėn mė dhe nuk ka hapėsirė pėr tė qė ta bėjė njė gjė tė tillė. Kjo ėshtė njė nga ēėshtjet qė kam nėnvizuar nė KS tė OKB-sė.

Unė mbaj pėrgjegjėsitė ekzekutive, por mėnyra se si i zbatoj ato ėshtė tjetėr. Ka mė shumė konsultime tė pėrfshira, dhe unė pėrpiqem ta bėj me njė transparencė tė plotė, dhe ky ėshtė stili im, pėr tė siguruar se ka njė pranim nė atė masė sa ėshtė e mundshme pėr vendimet qė do tė marr dhe nuk dua qė ta kap nė befasi askėnd.

Nė rrethana tė caktuara unė do tė duhet tė marr vendime dhe tė jap zgjidhje dhe kur tė vijė koha do ta bėj kėtė. Kjo meqė unė duhet tė pranoj disa pėrgjegjėsi, por roli im ėshtė shumė i ndryshėm dhe ėshtė mė shumė politik, ashtu si e shoh unė.

BBC: Kur ishit nė KS tė OKB-sė javėn e kaluar, fjalimi juaj u pa madje edhe kėtu nė Kosovė si njė fjalim i njė njeriu tė dėshpėruar...

Zoti Zannier: E cilėsoj atė si njė fjalim real. Ndoshta, ata qė panė nota tė dėshpėrimit nė atė qė unė thashė, vinin nga situata sepse e kanė parė rolin tim si tė paraardhėsve tė mi. Qėllimi im ishte pikėrisht ai, se roli im ishte tjetėr.

Unė nuk jam i dėshpėruar, sepse e cilėsoj punėn time tani shumė mė interesante se sa atė tė paraardhėsve tė mi. Po heq nga barra ēėshtjet administrative dhe po marr gjithnjė e mė shumė rolin politik, njė rol tė ndėrmjetėsit, njė urė mes komuniteteve. Ėshtė e vėshtirė, meqė tė pėrball me kritikat nga tė gjitha palėt, por ėshtė shumė i gjallė pėrveē faktit se tė pasuron pėrvojėn.

Mendoj se ėshtė njė rol i dobishėm dhe njerėzit nė terren e pranojnė kėtė dhe marr shpesh edhe njoftime prapa nga palėt.

BBC: A ėshtė roli juaj qė ta impononi vendimin tuaj pėr institucionet e Kosovės, marrė parasysh se ato e kanė shpallur pavarėsinė? Cili ėshtė pozicioni juaj tani. Mund tė merrni vendime qė do tė respektohen nga institucionet kosovare?

Zannier: Sikur e thash, pėrgjegjėsitė ekzekutive janė aty dhe unė shoh hapėsirė pėr pėrdorimin e kėtyre pėrgjegjėsive kryesisht nė fushėn e rendit dhe tė ligjit. Unė i zbatoj ato nė konsulta me autoritetet e Prishtinės apo me palėt.

Kėto konsultime tani duken si informacione tė kaluara, por pastaj unė duhet ta gjej rrugėn time kur e shoh se vendimet qė duhet tė marr janė tė domosdoshme.

Unė mora tė mėrkurėn njė vendim pėr ta zgjeruar zonėn mbrojtėse pėrreth manastirit tė Deēanit. Unė respektoj rrugėn gjyqėsore pėr kėtė, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė llogarisim edhe vendimet ekzekutive qė kemi marrė dhe faktet qė ekzistojnė sipas ligjit.

Pra, ky ėshtė vetėm njė shembull, por unė nuk dua t'u iki pėrgjegjėsive tė mia. Mirėpo ndonjėherė mė duhet tė hap rrugėn time pėr tė siguruar se veprimet qė kam marrė janė pėrcjellė me zhvillime konkrete nė terren. Kėshtu nuk ėshtė gjithnjė, por unė duhet tė bėj trysni shtesė ose pėrpjekje pėr t'i zbatuar vendimet e mia.

BBC: Kėtu nė Kosovė kemi fuqi tė ndryshme, OKB-ja qė ėshtė ende nė Kosovė, pastaj EULEX qė ėshtė gati pėr tė filluar punėn nė Kosovė, dhe disa fuqi tė tjera, institucionet e Kosovės, ICO, etj.... Kush do tė jetė e para. A keni vendosur me BE-nė se si do tė punoni me EULEX-in?

Zoti Zannier: Po. Me BE-nė kami pasur shumė konsultime. Mė lejoni t'ju them se organizata tė ndryshme kėtu pėrfaqėsojnė grupe tė ndryshme interesi.

EULEX-i nė veēanti pėrfaqėson perspektivėn evropiane dhe zbatimin e saj nė terren. Unė mendoj se nė pėrgjithėsi, po tė kemi parasysh rolin qė do tė ketė, e konsideroj rolin e EULEX-it nė terren si diēka tė mirė. Vetė Serbia, e kemi parė pas zgjedhjeve tė fundit dėshiron tė afrohet me Evropėn, prandaj ata duhet tė thellojnė dhe dialogun e tyre me Brukselin pėr ēdo gjė.

Edhe roli i Bashkimit Evropian, jo vetėm pėrsa i pėrket programeve tė komisionit dhe negociatave qė duhet tė zhvillohen pėrpara se eventualisht Kosova tė anėtarėsohet, kjo pėrfshinė gjithashtu rolin e BE-sė nė rajon dhe roli i EULEX-it, ėshtė i lidhur me kėtė. Pra, unė e shoh kėtė si diēka qė BE-ja duhet tė pėrpiqet tė kryejė kėtė proces negociatash dhe rolin e saj nė terren.

Nga perspektiva ime, unė jam kėtu duke pėrfaqėsuar Kėshillin e Sigurimit, duke ndjekur direktivat e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe duke u bazuar nė rezolutėn 12-44. Dhe ajo qė shoh unė nė kėtė pikė ėshtė se ky kuadėr i 12-44-s ėshtė ende shumė i rėndėsishėm pėr tė lehtėsuar ndėrveprimin midis komuniteteve tė ndryshme nė Kosovė.

Dhe, pėr sa kohė qė 12-44-a i shėrben kėtij qėllimi - dhe EULEX-i ka synimin qė tė veprojnė nė rezolutėn 12-44 - dhe EULEX-i mund tė pėrfitojė pėr tė lanēuar veten nėn kėtė ombrellė politike, siē e quajmė ne, unė shoh njė rol pėr UNMIK-un. Pastaj, me kalimin e kohės, ndėrsa EULEX-i vendoset mė mirė - do na duhet tė shohim si do tė shkojnė punėt - dhe roli i UNMIK-ut si rezultat do tė zvogėlohet.

BBC: Pra, OKB-ja do ta ndihmojė EULEX-in qė tė vendoset nė pjesėn veriore tė Kosovės, dhe nė marrėveshje, si tė themi me Beogradin?

Zoti Zannier: Dua tė them se EULEX-i duhet tė vendoset vetė. Negociatat me Beogradin, negociatat me veriun, nuk janė diēka pėr tė cilėn unė mund tė negocioj nė emėr tė EULEX-it, por unė, sigurisht qė mund jem i dobishėm, duke inkurajuar sė pari njė perspektivė evropiane qė siē e thashė ėshtė e dobishme pėr rajonin, dhe sė dyti duke ofruar ombrellėn e 12-44-s.

Pastaj i takon Bashkimit Evropian pėr tė vendosur qė ta akomodojė veten pėr tė gjetur rregullimet e nevojshme. Ne jemi nė proces negociimi me ta, ne gjithashtu po u ofrojmė mbėshtetje logjistike dhe shėrbime. Me procesin e rikonfigurimit tė UNMIK-ut ne kemi ambjente dhe pajisje qė do t'ia kalojmė EULEX-it.

BBC: Por, si do ta merrni Rusinė nė bord kėtu nė Kosovė, brenda OKB-sė, apo me EULEX-in qė tė punojnė sė bashku nė veri dhe nė rajonet e tjera?

Zoti Zannier: Ėshtė e rėndėsishme qė t'i kemi tė gjithė nė bord, pėrfshirė edhe Rusinė si anėtare e Kėshillit tė Sigurimit. Nė anėn e EULEX-it, e them pėrsėri, ajo qė mund t'i ofroj unė ėshtė ombrella e OKB-sė, qė do tė thotė gjithashtu mbėshtetje e EULEX-it pėr t'u dislokuar deri nė atė masė qė pėrputhet me rezolutėn 12-44, qė ėshtė mandati im.

BBC: Si do t'i bindni serbėt tė pranojnė EULEX-in, nėn ombrellėn e 12-44-s, edhe nė rajonet ku jetojnė serbėt?

Zoti Zannier: Kjo mbetet diēka qė evropianėt duhet ta bėjnė vetė. Evropianėt duhet tė bindin serbėt, unė mund tė ofroj vetėm kushtet kuadėr, konform rezolutės 12-44, por unė nuk mund t'ua imponoj EULEX-in serbėve, nuk e shoh kėtė si rolin tim. Pra, ėshtė Evropa qė duhet tė shesė veten, t'i tregojė Beogradit dhe serbėve tė kosovės nė terren, se do tė kenė njė avantazh, dhe EULEX-i ėshtė atje qė tė shohė interesat e veta.

BBC: Ju jeni takuar me zyrtarėt nė Beograd, por Prishtina thotė se nuk ėshtė roli juaj pėr tė negociuar me Beogradin pėr ndonjė gjė. Pra, cili ėshtė kuptimi pėr t'i takuar palėt, kur njėra palė thotė se nuk mund tė negocioni?

Zoti Zannier: Kėtu ka dy pika. Sė pari, unė kam njė mandat nga sekretari i pėrgjithshėm pėr tė diskutuar njė numėr ēėshtjesh dhe kėto i janė pėrēuar autoriteteve nė Prishtinė dhe presidentit serb. Pra, nė fakt, unė kam njė mandat zyrtar nga bosi im pėr ta bėrė kėtė. Pra, kjo nė vetvete ėshtė njė arsye e mirė qė tė filloj ta zbatoj.

Arsyeja e dytė ėshtė se unė jam personalisht i bindur se, nėse ke probleme pėr tė zgjidhur, dhe ne kemi shumė pėrreth, mėnyra mė e mirė pėr t'i trajtuar ėshtė nėpėrmjet dialogut.

Prandaj, unė thashė se menjėherė se isha i hapur pėr tė udhėtuar nė Beograd, dhe unė shkova atje dhe kemi filluar tė angazhohemi nė dialog, dhe unė po e bėj kėtė me shumė transparencė kundrejt autoriteteve nė Prishtinė. Ėshtė e qartė se ka vėshtirėsi, sinjalet qė kam marrė nė Beograd ėshtė se nė kėtė pikė nuk ka vullnet pėr t'u ulur rreth tryezės me palėn kosovare. Kėtu unė shoh njė farė distance nga ky proces.

Por nuk po dėgjoj ndonjė zhurmė qė tė mė dekurajojnė pėr ecur pėrpara. Kėshtu qė mendoj se nė kėtė pikė po mė vėzhgojnė. Po bėj njė lloj diplomacie tė ecejakeve, nėse do ta pėrshkruanit kėshtu. Pra, unė po shoh nga tė dyja anėt, se ēfarė ēėshtjesh janė tė interesuar tė diskutojnė, cilat janė pėrparėsitė e tyre, si duan t'i trajtojnė ato.

Po krijoj njė grup ekspertėsh, me njerėzit e mi qė bėjnė ecejake, qė flasin me njerėz, i eksplorojnė ēėshtjet mė nė hollėsi, pėr tė parė nėse ka ndonjė gjė me tė cilėn mund tė merremi dhe tė pėrpiqemi tė trajtojmė problemet nė fusha tė ndryshme. Sinqerisht, mendoj se mund tė krijojmė njė shtytje tė mjaftueshme nė kėtė proces pėr tė sjellė rreth tryezės njerėz nga Beogradi dhe Prishtina, ndoshta jo nė nivelin politik, ndoshta nė nivelin teknik, por tė ketė diēka tė mjaftueshme pėr mua pėr ta filluar procesin e bashkėpunimit pėr tė zgjidhur problemet, sigurisht, duke mos u zhytur nė ēėshtjen mė tė madhe tė statusit, qė ta them sinqerisht, unė nuk dua ta prek.

BBC: Ka pasur dy vjet negociata, edhe nė nivel teknik, dhe nuk ka pasur marrėveshje midis Prishtinės dhe Boegradit. Kur mendoni ju se mund ta filloni kėtė proces tė dialogut tė drejtpėrdrejtė midis Prishtinės dhe Beogradit?

Zoti Zannier: Jam plotėsisht i njė mendje me ju, dy vjet negociatat u pėrfunduan dhe ne pamė konkluzionet. Megjithatė, ato u zhvilluan nė njė atmosferė tė ndryshme. Sepse nė atė kohė kishin njė 12-44 qė zbatohej plotėsisht nė Kosovė, me njė UNMIK me njė rol tė ndryshėm.

Tani, deklarimi i pavarėsisė, kushtetuta, kanė krijuar njė numėr, fait accompli, fakte tė kryera nė terren, dhe disa nga kėto gjėra kanė krijuar tensione, kanė krijuar reagime dhe ne duhet tė merremi me to. Nė disa fusha kemi vakum, p.sh. nė sundimin e ligjit, nė veriun e Kosovės, dhe unė mendoj fuqishėm se ne duhet tė bėjmė diēka pėr kėtė para se gjendja tė degjenerojė. Mund tė kthehet nė mungesė stabiliteti.

Pra, nė kėtė pikė ka njė urgjencė detyruese pėr ne qė tė angazhohemi me tė vėrtetė pėr t'i zgjidhur kėto probleme. Pra, dialogu, nuk ėshtė mė dialog nė pėrpjekje pėr tė arritur marrėveshje pėr njė numėr parimesh, por ėshtė nė fakt njė dialog pėr tė zgjidhur problemet qė shohim nė terren.

BBC: A po prisni ndonjė presion nga ato vende perėndimore qė kanė njohur Kosovėn, kur tė fillojė ky dialog?

Zoti Zannier: Unė jam nėn presion nga tė gjithė. Ėshtė pjesė e lojės kur pėrfshihesh nė njė proces politik tė kėtij lloji. Ti dėgjon lloje tė ndryshe zhurmash qė vijnė nga sfondi. Pra, kjo ėshtė pjesė e saj, por ėshtė gjithashtu e dobishme pasi duke folur me Beogradin dhe Prishtinėn nuk do tė thotė qė unė nuk duhet tė flas me tė tjerėt qė gjithashtu kanė mesazhe pėr t'i kaluar Beogradit dhe Prishtinės.

Ėshtė njė lojė mė e madhe se zakonisht. Grupet e interesit janė tė shumta. Unė pėrmenda BE-nė dhe rolin e BE-sė. Dhe natyrisht mirėpres vazhdimin e njė dialogu tė fortė midis vetė BE-sė dhe lojtarėve vendas kėtu qė do tė mė pėrkrahin nė pėrpjekjet e mia. E njėjta gjė ėshtė dhe pėr gjithė lojtarėt e tjerė ndėrkombėtarė kryesorė nė zonė.

BBC: Mė lejoni t'ju bėj njė pyetje konkrete. Do tė doni ju pėrfshirje tė Beogradit nė Kosovėn veriore dhe si do tė donit ju qė Beogradi t'i zgjidhte kėto ēėshtje atje?

Zoti Zannier: Disa nga ēėshtjet atje nuk mund tė adresohen dot pa pjesėmarrje tė Beogradit, siē ėshtė pėr shembull ēėshtja e doganave. Mendimi im ėshtė se nuk mund tė flasėsh pėr doganat pa patur Serbinė pjesėmarrėse pasi dogana ėshtė diēka qė kėrkon operime nga tė dy anėt e kufirit.

Pikėpamja ime, po tė jap njė shembull nga doganat, ėshtė se kjo ēėshtje duhet depolitizuar. Ju mund tė krijoni zona doganore pavarėsisht territorit tė njė vendi. Kėshtu qė le tė punojmė nė ēėshtje praktike, le tė punojmė nė zonat doganore.

Kjo do tė krijojė iniciativa pėr tė gjithė dhe avantazhe pėr tė gjithė, certifikata tė origjinės sė mallrave, pranim tė plotė tė kornizės operuese ekonomike rajonale, por edhe mė gjerė dhe dhėnien fund tė trafikimit ilegal e gjėra tė tilla. Unė mendoj se ka kushte pėr t'u pėrpjekur pėr tė punuar me tė gjithė, pėrfshirė Beogradin pėr tė zgjidhur disa nga ēėshtjet edhe kur kėto kanė lidhje me Kosovėn dhe disa pjesė tė territorit tė Kosovės.

Nga ana tjetėr, unė pėrpiqem qė t'i bėj kėto nė transparencė, nė bashkėpunim me komunitetet vendase, pra natyrisht unė po flas me njerėzit nė veri dhe jam nė dijeni tė objektivave dhe prioriteteve tė mia.

BBC: Mė lejoni t'ju pyes pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut. Shumė po flitet se afati pėrfundimtar ėshtė tetori pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut.Kur prisni se do tė ndodhė kjo gjė? Kur prisni qė tė largoheni nga Kosova?

Zoti Zannier: Ēėshtja e rikonfigurimit ėshtė kthyer disi, si ta quaj, njė fjalė kyēe pėr diēka qė ėshtė mė fluide, ėshtė njė proces. Ne e filluam kėtė nė fund tė qershorit. Unė mora udhėzime nga Nju Jorku pėr ta filluar kėtė gjė.

Na u deshėn 3 -4 javė pėr zhvillimin e njė plani. Ėshtė njė propozim shumė i detajuar qė gjendet nė Nju Jork. Unė fola me Nju Jorkun tė mėrkurėn se nė pėrgjithėsi ishte i pranueshėm dhe unė do tė marr urdhėrin marshues nė ditėt e ardhshme. Nė fillim tė gushtit fatkeqėsisht unė do tė dėrgoj disa letra pėr tė larguar disa anėtarė tė stafit tim dhe do tė kujdesem pėr to pėrsa i pėrket punėsimit tė tyre tė ardhshėm.

Do tė uroja ta bėja kėtė pėr tė gjithė. Numri qė do tė largohet do tė jetė i madh. UNMIK-u nė fund tė vitit do tė jetė shumė, shumė mė i vogėl nga ai qė shihni sot. Por siē e shoh unė, ai do tė jetė mė relevant pėr detyrat e reja. Nga ai moment e mė pas, roli dhe struktura e UNMIK-ut do tė varet shumė edhe nga mėnyra se si aktorėt e tjerė do tė paraqitin vetveten. Dhe sė pari EULEX.

Nėse, siē shpresoj unė personalisht, EULEX arrin tė vendost si duhet nė territorin e Kosovės, nė gjithė territorin e Kosovės, atėherė ne do tė largojmė operacionet e tjera tė UNMIKU-t qė unė po i mbaj tani nė gatishmėri. Pasi nėse ka probleme pėr dislokimin e EULEx-it, atėherė mua do mė duhet tė mbaj njerėzit e mi, sidomos nė fushat e policisė dhe drejtėsisė. Unė dua tė shmang situatėn kur tė kem personel vetėm tė specializuar. Kjo do tė thotė qė nėse unė mbaj policinė, atėherė duhet ta mbaj pėr gjithė Kosovėn.

Megjithėse do tė pėrqėndroj vėmendjen time nė disa zona tė caktuara, por do tė thoja qė do tė ishte diēka e pafat po tė kemi njė dislokim pjesė-pjesė tė organizatės sipas zonave etnike.

BBC: Por nuk mė jeni pėrgjigjur se kur prisni qė me saktėsi tė largoheni?

Zoti Zannier: Siē thashė, ėshtė punė nė progres. Ne do tė na duhet tė bėjmė kontrolle pėrgjatė rrugės. Udhėzimi pėrfundimtar pėr rikonfigurimin do tė vijė nga Nju Jorku. Dėshirat e autoriteteve tė Prishtinės dihen mjaft mirė nė Nju Jork.

Ajo ēka ndiej unė ėshtė se pėr momentin ka njė dėshirė tė madhe nė Kėshillin e Sigurimit qė UNMIK tė vazhdojė tė qėndrojė. Qė do tė thotė se ndėrsa rikonfigurimi vazhdon dhe UNMIK kthehet nė njė operacion tjetėr, ai ndoshta mund tė vazhdojė tė qėndrojė pėr njė kohė mė tė gjatė nga ē'u mendua nė fillim edhe me dislokimin e plotė tė EULEX-it.

Nėse nė kėtė pikė do tė merret vendim nė KS pėr rolin e ardhshėm apo ēka mund tė pasojė 1244 apo ēfarė tjetėr, ėshtė e pamundur pėr mua ta them tani. Por natyrisht, njė element monitorimi dhe raportimi do tė vazhdojė pėr ca kohė. Kjo varet gjithashtu edhe nga zhvillimet e tjera, siē thashė dislokimi i organizatave tė tjera, por edhe ēėshtja e njohjes sė Kosovės.

Ne na duhet tė shohim se si do tė vazhdojė kjo gjė si dhe shkallėn nė tė cilėn Kosova mund tė jetė e pranishme dhe tė pėrfaqėsojė veten nė mėnyrė autonome nė arenėn ndėrkombėtare, nė OKB dhe nė organizata tė tjera kyēe. Pėrndryshe, unė kam mendimin se UNMIK do tė vazhdojė tė luajė rol. Dhe ndoshta ky rol do tė jetė i dobishėm pėr Kosovėn nė inkurajimin e profilit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare.

Pra le tė shohim si do tė rrjedhin gjėrat : ndoshta nė njė pikė vetė autoritetet eKosovės do tė arrijnė nė konkluzionin se njė UNMIK qė nga perspektiva e tyre nuk ndėrhyn nė administratėn e vendit por ėshtė mė tepėr fytyra jashtė Kosovės,qė ndihmon Kosovėn tė prezantojė fytyrėn, mund tė jetė nė interes tė autoriteteve kėtu.

Kjo nė kėtė moment mund tė them ėshtė spekullim dhe duhet rikontrolluar ndėrsa ne ecim pėrpara. Ėshtė nė njėfarė mėnyre edhe njė pikėpamje italiane po tė doni, alergji ndaj planeve afatgjata. Ne kemi njė kurs. Ne e ndjekim kėtė kurs. Kursi ėshtė rikonfigurimi. Ne do tė qėndrojmė nė kėtė kurs. Dhe nė njė pikė do tė verifikojmė se ku po shkojmė dhe kush do tė jenė hapat e tjerė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake