BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 23 korrik 2008 - 06:53 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kreu i sektit mormon paditet pėr abuzim seksual
 

 
 
Warren Jeffs
Warren Jeffs ka qėnė nė listėn e 10 mė tė kėrkuarve nga FBI-ja
Kreu i njė sekti amerikan poligamist ėshtė paditur pėr veprime seksuale ndaj fėmijėve nė shtetin e Teksasit.

Pesė nga mbėshtetėsit e tij pėrballen me padi.

Lideri i grupit, Warren Jeffs u dėnua vitin e kaluar si pjesėmarrės nė pėrdhunim dhe ėshtė ende nė burg nė Arizonė.

Paditė e fundit vijnė pas njė bastisjeje tė njė fermė nė Teksas.

Paditė mbi sektin

Warren Jeffs dhe pesė pasuesit e tij janė paditur nga Juria e Teksasit qė ėshtė mbledhur nė njė takim me dyert tė mbyllura.

Zoti Jeffs dhe katėr persona tė tjera, emrat e tė cilėve nuk janė bėrė tė ditur janė paditur pėr dhunė seksuale ndaj vajzave nėn moshėn 17 vjeē.

Njė tjetėr pasues i sektit qė nuk ėshtė identifikuar, ėshtė paditur pėr tre akuza pėr mosraportimin e abuzimit seksual ndaj njė fėmije.

Akuzat vijnė pas kontrollove qė autoritetet teksane bėnė nė njė fermė qė i pėrkiste njė sekti tė skėputur nga feja Mormone dhe qė ende praktikon poligaminė.

Nė muajin prill, mė shumė se 400 fėmijė u morėn nė mbrojtje tė shėrbimeve sociale pas pretendimeve se vajza adoleshente ishin abuzuar seksualisht.

Sekti akuzohet se ka detyruar me forcė vajza nėn moshėn 17 vjeēare qė tė martohen me burra mė nė moshė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake