BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 23 korrik 2008 - 05:41 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Serbisė i kėrkohet arrestimi i Mlladiqit
 
Radovan Karaxhiq
Radovan Karaxhiq punonte si mjek nė Beograd dhe jepte leksione
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanė kėrkuar Serbisė qė tė pasojė arrestimin e ish udhėheqėsit serb tė Bosnjės, Radovan Karaxhiq, me ndalimin sa mė shpejt qė tė jetė e mundur tė komandantit tė tij tė luftės, Ratko Mladiq.

I ngarkuari amerikan nė Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad tha se SHBA ishte gėzuar nga arrestimi i zotit Karaxhiq dhe shpresonte qė gjenerali Mlladiq tė kishte sė shpejti tė njėjtėn fat.

Franca tha se Bashkimi Evropian priste arrestime tė tjera.

Avokati i zotit Karaxhiq konfirmoi se do tė luftonte pėrpjekjet pėr ekstradimin e tij nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, ku ai pėrballet me krime lufte.

Ai ka tre ditė kohė pėr tė depozituar apelin.

"Unė nuk besoj se ata do ta pranojnė apelim tim, por dua tė pengojė planet e tyre pėr ta ekstraduar atė."

"Unė do tė pėrdorė mundėsitė ligjore pėr tė apeluar deri ditėn e fundit tė mundur qė ėshtė e premtja."

"Radovani ndihet shumė mirė, ai ėshtė mė i qetė se unė, ai ėshtė shėndoshė," tha avokati i Karaxhiqit, Sveta Vujaēiq.

Ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq, tha se arrestimi i zotit Karaxhiq tregonte se vendi i tij ishte i angazhuar me vendosmėri pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian.

"Ne demonstruam se duam tė bėhemi anėtar i Bashkimit Evropian, ne duam tė jemi njė faktor esencial pėr paqe, duam tė bėhemi njė aktor rajonal pėr stabilitein rajonal."

"Ne jemi me tė vėrtetė tė angazhuar pėr paqe dhe sundimin e ndėrkombėtar tė ligjit, qoftė pėrsa i takon bashkėpunimit me Gjykatėn e Hagės, qoftė nė mbrojtje tė sovranitetit tonė pėrsa i takon Kosovės," tha zoti Jeremiq.

Para arrestimit tė tij, Radovan Karaxhiq ka jetuar nė kryeqytetin serb, Beograd ku praktikonte mjekėsinė alternative dhe shkruante artikuj pėr njė revistė.

Ai kishte fshehur identitetin e tij pėrmes njė mjekre tė gjatė tė bardhė dhe mustaqeve tė dendura, mbante syze me skelet tė trashė dhe as kolegėt e tij nuk mund ta njihnin.

Flokėt e tij dikur tė dendura ishin mbledhur topuz mbi kokė.

Zoti Karaxhiq jepte leksione nė qendra lokale tė komunitetit nėn emrin e pretenduar Dragan David Dabiq.

Ai madje kishte edhe njė faqe internetit ku bėnte reklamė shėrbimet e tij mjeksore pėr trajtimin e sėmundjeve si diabeti, depresioni dhe artriti.

Ai mendohet se udhėtonte rregullisht nė sistemi publik tė transportit pa u njohur nga njerėzit e thjeshtė.

 
 
LOKALE
Reagime mikse pėr arrestimin e Karaxhiqit
22 korrik 2008 | Faqja Kryesore
Dalin hollėsi rreth arrestimit tė Karaxhiqit
22 korrik 2008 | Faqja Kryesore
Karaxhiq: Nacionalist nė arrati
22 korrik 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake