|
Dalin hollėsi rreth arrestimit tė Karaxhiqit
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Autoritetet nė Serbi po japin hollėsi tė operacionit qė rezultoi me arrestimin e ish-udhėheqėsit serb tė Bosnjės, Radovan
Karaxhiq, me akuza pėr krime lufte.
Ata thanė se zoti Karaxhiq u arrestua ditėn e hėnė pasi ishte fshehur pėr afro trembėdhjetė vjet. Prokurorėt thanė se ish-udhėheqėsi serb i Bosnjės kishte pėrdorur dokumente tė rreme dhe kishte punuar nė kryeqytet si ushtrues i mjekėsisė alternative. Nė njė fotografi qė iu tregua gazetarėve, ai kishte flokė tė bardhė dhe mjekėrr tė gjatė. Prokurori Vlladimir Vukēeviq tha se ndalimi i zotit Karaxhiq tregonte se qeveria ne Beograd ishte e pėrkushtuar qė tė arrestonte personat e akuzuar pėr krime lufte. Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krimet nė ish-Jugosllavi ka kėrkuar arrestimin e tij qė nė vitin 1995 sė bashku me ish-komandantin e tij ushtarak Ratko Mladiq, i cili ėshtė ende nė arrati. Nė njoftim nga kabineti i presidentit tė Serbisė thuhet se pas arrestimit zoti Karaxhiq ėshtė nxjerrė pėrpara gjyqėtarit hetues pėr krime tė luftės nė Gjykatėn e Qarkut nė Beograd nė harmoni me ligjin mbi bashkėpunimin me gjykatėn e Hagės. Sipas avokatit tė zotit Karaxhiq, Sveta Vujaēiq, ai ėshtė arrestuar ditėn e premte rreth orės 9:30 tė mėngjesit nė njė autobus publik. "Asnjė nuk e di kush e arrestoi, kush urdhėroi dhe kush e ka mbajtur pėr tre ditė pasi u soll kėtu (nė gjykatė) sot," tha zoti Vujaēiq. "Radovan Karaxhiqi vetė nuk e di, ai thjesht thotė se kėta pesona i treguan atij njė tesėr policie dhe u dėrgua diku dhe u mbajt nė njė dhomė me sy tė mbuluar," tha avokati i tij. Kryeprokurori i gjykatės sė Hagės Serge Brammertz e mirėpriti arrestimin dhe tha se zoti Karaxhiq do tė transferohej nė Hagė nė kohėn e duhur. Njė javė mė parė paqeruajtėsit e Bashkimit Evropian bastisėn shtėpinė e gruas sė zotit Karaxhiq nė Bosnje. Atėhere, ata thanė se operacioni ishte bėrė pėr tė parė se ēfarė lidhjesh kishte familja me tė. Akuzat Karaxhiq akuzohet nga Gjykata e Hagės me 15 raste gjenocidi, krime lufte e krime kundėr njerėzimit, si dhe krime tė tjera tė kryera nė vitet 1992-96. Kundėr tij u ngrit akt-padi pėr herė tė parė nė vitin 1995 sė bashku me komandantin e tij Mladiq pėr vrasjen e civilėve gjatė rrethimit tė Sarajevės. Katėr muaj mė vonė kundėr tij u ngrit akt-padi pėr gjenocid pėr organizimin e vrasjeve tė rreth tetė mijė burrave dhe tė rinjve myslimanė nė Srebrenicė. Akt-padia thotė se Karaxhiq planifikoi sulme ndaj civilėve, arrestimin e grave, fėmijėve e pleqve pėr shkak tė identitetit tė tyre kombėtar e fetar, dhe shkatėrrimin e vendeve tė shenjta nė Bosnje. Mirėpritet arrestimi Komisioneri i BE-sė pėr zgjerimin, Olli Rehn, e ka mirėpritur arrestimin e tij si njė hap tė rėndėsishėm nga Serbia nė rrugėn drejt anėtarėsisė nė BE. Sekretari i Jashtėm britanik, David Miliband, thotė se arrestimi do tė hapė rrugėn pėr njė tė ardhme mė tė ndritur evropiane pėr Serbinė. Arrestimi i zotit Karaxhiq ka qenė njė nga kushtet kryesore pėr futjen e Serbisė nė BE. Ai vjen nė prag tė njė takimi tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė qė pritet tė diskutojė pėr marrėdhėnie mė tė ngushta me Serbinė pas formimit tė njė qeverie pro-perėndimore nėn presidentin Tadiq. Ndėrkohė, ish-ndihmės sekretari amerikan i shtetit, Richard Holbrooke, i cili negocioi marrėveshjen e paqes qė nė fakt i dha fund luftės nė Bosnje, e pėrshkoi zotin Karaxhiq si njė arkitekt tė vėrtetė tė vrasjeve masive. |
LOKALE
Reagime mikse pėr arrestimin e Karaxhiqit22 korrik 2008 | Faqja Kryesore
Karaxhiq: Nacionalist nė arrati22 korrik 2008 | Faqja Kryesore
Del Ponte largohet 'e zhgėnjyer'13 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Kush ėshtė Carla del Ponte?13 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
SFOR dėshton pėrsėri me Karaxhiqin01 prill 2004 | Faqja Kryesore
Zonja Karaxhiq mbron tė shoqin16 mars 2004 | Faqja Kryesore
Sanksione nėse nuk kapin KaraxhiqinFaqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||