BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 21 korrik 2008 - 17:31 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Obama viziton Irakun
 
Barack Obama
Z. Obama thotë se prioritet duhet të jetë Afganistani
Pas vizitës në Afganistan, kandidati presidencial demokrat, Barack Obama, zhvilloi të hënën bisedime ne Bagdad me kryeministrin irakian, Nouri al-Maliki.

Në kuadrin e fushatës së tij për të marrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit, zoti Obama ka premtuar se do t'i tërheqë të gjitha trupat luftarake amerikane nga Iraku brenda 16 muajsh, nëse zgjidhet president.

Çështja e tërheqjes së trupave nga Iraku është ndër më të mprehtat në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Komandantët amerikanë ne terren, por edhe disa anëtarë të kabinetit irakian, e kundërshtojnë idenë e vendosjes së afateve për largimin e trupave amerikane nga Iraku.

Senatori Obama thote se prioriteti kryesor i pranisë amerikane jashtë vendit nuk duhet të jetë Iraku, por Afganistani.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>