BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 16 korrik 2008 - 06:23 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Obama përkrah largim nga Iraku
 
McCain dhe Obama
Duket se dy kandidatët kanë prioritete të ndryshme
Kandidatët kryesorë për presidencën amerikane, Barack Obama dhe John McCain, kanë bërë të ditura ndryshimet që kanë në politikën e jashtme.

Por që të dy parashtruan një vizion të ri për Afganistanin.

Zoti Obama tha se, nëse zgjidhej, ai do të tërheqë shumicën e trupave nga Iraku brenda 16 muajsh dhe do t'i ridislokojë ata në Afganistan pasi atje është fronti qëndror i luftës kundër terrorrizmit.

"Si president, unë kam si qëllim të ndjek një strategji sigurie me parime kombëtare të fortë dhe të zgjuar, një që pranon se ne kemi interesa përtej Bagdadit, në Kandahar dhe Karaçi, Tokio, Londër, Pekin dhe Berlin," tha Obama.

Zoti McCain e përshkroi premtimin e Obamës për të tërhequr trupat nga Iraku si dorëzim.

Ai tha se ndryshe nga Obama, ai përkrahte rritje të ushtrisë amerikane në Irak:

"Senatori Obama do t'ju thotë se ne nuk mund të fitojmë në Afganistan pa humbur në Irak. Në fakt e vërteta është anasjelltas. Është suksesi i rritjes së trupave në Irak që na tregon ne rrugën për të patur sukses në Afganistan."

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>