|
Samiti i G8-s pėrqėndrohet tek ekonomia
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Samiti i vendeve tė industrializuara tė botės fillon punimet tė hėnėn nė Tajako nė ishullin japonez tė Hokaidos.
Qė prej fillimit tė mbajtjes sė tyre, fokusi kryesor i takimeve ka qėnė ekonomia botėrore, por me kalimin e kohės axhenda e kėtyre takimeve u zgjerua mė shumė. Por nė kėtė kohė vėshtirėsish ekonomike duke se e kanė detyruar pėrsėri axhendėn ekonomike tė jetė nė qendėr tė takimeve. Ekonomia nė vėshtirėsi Ka disa ngjashmėri mes axhendės sė takimimeve nė fillimet e tyre nė vitet 70 dhe axhendės sė sotme. Atėherė kishte krizė tė naftės, inflacion tė lartė dhe njė rritje tė dobėt ekonomike dhe nė disa raste nuk kishte fare rritje. Kėto shqetėsime sot janė rikthyer. Ēmimet e energjisė dhe ushqimeve e kanė rritur inflacionin. Krizat ndėrkombėtare tė kreditit e kanė dobėsuar rritjen e ekonomike, megjithėse nė shumicėn e ekonomive kjo rritje nuk ėshtė zhdukur tėrėsisht. Rritje e fundit e ēmimit tė naftės mund t'i pėrkeqėsojė problemet. Ajo rrit inflacionin, prek fitimet e kompanive dhe u lė konsumatorėve mė pak pėr tė shpenzuar pėr send tė tjera. Por ēfarė mund tė bėjė samiti i G8s pėr kėtė situatė.
Ndoshta jo shumė, thotė analisti i BBC-sė pėr Ekonominė, Andrew Walker. Kryeministri Gordon Brown kishte disa ide pėr uljen e varėsisė nga nafta. Kėto ide mund tė ndihmojnė nė tė ardhmen, por jo nė vitete e ardhshme. Ndėrsa pėrsa i takon inflacionit, janė bankat ato qė kanė kontrollin. Banka Qendrore Evropiane ka ndėrmarrė njė hap duke rritur interesat javėn e kaluar. Pritet qė tė njėjtėn gjė tė bėjnė edhe tė tjerėt, por kjo nuk ėshtė koha mė e mirė pėr tė ndėrmarrė kėtė vendim. Rritja e ngadaltė ekonomike zakonisht bėn thirrje pėr uljen e interesave. Rezerva Federale e SHBA-sė i ka ulur interesat, por duket se lėvizja e rradhės pritet tė jetė njė rritje e interesave. Kriza e ushqimeve Udhėheqėsit e G8-s do tė merren me kėto probleme dhe nuk ka dyshim se do tė dalin me disa ide, por thotė analisti i BBC-sė Andrew Walker ajo qė ka mė shumė gjasa ėshtė qė tė mbahen fort gjatė kėsaj rruge tė parehatshme. Pėrsa Iitakon ēėshtjes sė rritjes sė ēmimeve, kriza ka ēuar njė kėrkesė specifike pėr G8-ėn; financime pėr njė program ambicioz ndihme pėr t'i dhėnė njė shtysė bujqėsisė nė vendet e varfėra qė ato tė usheqejnė veten e tyre.
Ėshtė hera e parė prej dekadash qė investimet nė bujqėsi fokusohen nė kėtė lloj mėnyrė dhe prania e udhėheqėsve tė ekonomive mė tė mėdha nga Afrika dhe Azia nė margjinat e samitit, do tė bėjė qė vėmendja tė pėrqėndrohet nė kėtė ēėshtje. Premtimet pėr Afrikėn Si udhėheqėsit e vendeve mė tė industrializuara tė botės edhe presidentėt e Afrikės nuk kanė arritur qė tė pėrmbushin premtimet e bėra nė samitin nė Gleneagle nė Skoci nė vitin 2005. Marrėveshje e atėhershme ishte e thjeshtė. G8 premtoi tė dyfishonte ndihmėn deri nė 2010, me 25 miliard dollarė, ndėrsa Afrika premtoi t'i jepte fund ciklit tė grushteve tė shtetit, krizave dhe korrupsionit qė kanė prekur kontinentin. Kryeredaktori i BBC-sė pėr Afrikėn, Martin Plaut thotė se ndėrsa ėshtė bėrė pėrparim nė drejtim tė anulimit tė borxhit pėr Afrikėn, pėrparimi nė drejtim tė rritjes sė ndihmės ka mbetur prapa afateve. Sipas akvistėve qė bėjnė fushatė pėr ndihmė pėr Afrikėn, G8 e ka rritur vetėm me njė ēerek ndihmėn pėr Afrikėn. Megjithėse samiti dominohet nga kriza globale ekonomike dhe kėrcėnimi prej ndryshimit tė klimės, udhėheqėsit botėrore do tė pėrballen edhe me ēėshtje tė tjera si Koreja e Veriut dhe situata nė Zimbabve. |
LOKALE
SHBA ofron 200 milion dollarė pėr ushqime15 prill 2008 | Faqja Kryesore
G7 kalon plane pėr lehtėsimin e krizės12 prill 2008 | Faqja Kryesore
Strategji pėr tė ndaluar pėrhapjen e urisė10 prill 2008 | Faqja Kryesore
Korrupsioni nė botė edhe nė sektorin e ujit25 qershor 2008 | Faqja Kryesore
Banka e Anglisė jep 100 miliardė dollarė 21 prill 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||