|
Lirohet Ingrid Betancourt
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ish-kandidatja presidenciale nė Kolumbi, Ingrid Betancourt, e cila mbahej peng nga rebelėt majtistė qė prej gjashtė vjetėsh,
ka mbėrritur nė njė bazė ushtarake nė Bogota, pasi u lirua nė njė operacion tė ushtrisė kolumbiane.
Ajo dukej mirė dhe kishte veshur rroba ushtarake. Ajo falenderoi trupat e ushtrisė pėr operacionin e lirimit tė pengjeve, tė cilin e quajti tė pėrsosur. "Ushtarėt dukeshin si rebelė tė Farcut. Ata flisnin si rebelėt dhe disa prej tyre kishin bluza me imazhin e Che Guevarės. Hipėm nė helikopter me shumė vėshtirėsi sepse ata na lidhėn duart dhe kėmbėt. Papritur ata i asgjesuan rebelėt dhe komandanti i operacionit na tha se ishim tė lirė", tha Ingrid Betancourt. Zonjusha Betancourt, e cila ka edhe nėnshtetėsi franceze ishte ndėr 15 pengjet e liruara, tre prej tė cilėve shtetas amerikanė. Ajo ishte rrėmbyer gjatė fushatės presidenciale nė vitin 2002. Disa nga pengjet qė mbėrritėn nė Bogota u liruan pasi u mbajtėn pėr mė shumė se dhjetė vjet. Presidenti Bush e falenderoi homologun e tij kolumbian, Alvaro Uribe, pėr lirimin e ish-kandidates presidenciale Ingrid Betancourt dhe pengjeve tė tjera. Ai e quajti zotin Uribe udhėheqės tė fortė. Zotin Uribe e vlerėsoi lart edhe presidenti francez Nicholas Sarkozi, i cili e kishte shndėrruar lirimin e zonjushės Betancourt nė prioritet tė politikės sė jashtme. Zoti Sarkozy iu bėri thirrje rebelėve tė FARC-ut qė t'i jepnin fund asaj qė ai e quajti luftė absurde. Nė njė fjalim televiziv presidenti Alvaro Uribe falenderoi ushtrinė pėr kėtė operacion qė, siē u shpreh ai, ishte kryer pa asnjė tė shtėnė arme. Ai iu bėri thirrje rebelėve qė t'i lironin pengjet e tjera dhe tė pranonin ftesėn e qeverisė kolumbiane pėr vendosjen e paqes. Ky operacion i pazakontė pėr lirimin e pengjeve tregoi qėndrimin e ashpėr tė presidentit kolumbian Alvaro Uribe ndaj gurerilasve tė majtė, tė cilėt i patėn vrarė edhe tė atin. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||