|
Hyn nė fuqi armėpushimi Hamas-Izrael
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ka hyrė nė fuqi qė prej disa orėsh njė armėpushim mes Izraelit dhe grupit militant Hamas.
Me armėpushimin synohet qė t'u jepet fund sulmeve me raketa tė militantėve palestinezė mbi territorin izraelit dhe operacioneve ushtarake izraelite nė Gazė. Armėpushimi mė i fundit mes palėve u shkel nė prill tė vitit tė kaluar dhe qė nga ajo kohė militantėt palestinezė kanė hedhur 4 mijė raketa nė jug tė Izraelit duke shkaktuar 14 viktima. Nė tė njėtėn kohė, rreth 600 palestinezė kanė humbur jetėn brenda territorit tė Gazės nga operacionet palestineze. Armėpushimi pason njė proces tė gjatė tė negociatave jo tė drejtpėrdrejta tė negociuara nga qeveria egjiptiane. Zhvillime tė tjera Korrespondenti i BBC-sė pėr Lindjen e Mesme, thotė se armėpushim nuk ėshtė vetėm pėr t'i dhėnė fund dhunės. Brenda pak ditėsh, izraelitėt duhet tė fillojnė tė heqin bllokadėn ekonomike mbi Gazėn. Pėrparim mund tė ketė dhe nė shkėmbimin e tė burgosurve. Por korrespondenti ynė thotė se brenda Izraelit nuk janė tė gjithė optimistė. Disa politikanė dhe ushtarė kanė paralajmėruar se armėpushimi do t'i ofrojė vetėm njė shans Hamasit qė tė rigrupohet dhe riarmatosohet. Pėrfitime dypalėshe Korrespondenti ynė thotė se ka disa arsye pse palėt ranė dakord pėr armėpushimin me negociimin e egjiptianėve. Hamasi dhe grupe tė tjera militante kanė patur humbje, thotė ai. Arsyeja tjetėr ėshtė se ndėrsa shumė banorė tė Gazės thonė se Izraeli ėshtė shkaktari kryesor pse jeta e tyre ėshtė aq e vėshtirė, ka dhe nga ata qė fajėsojnė autoritetet e Hamasit qė i qeverisin. Izraelitėt nga ana tjetėr do ta vlerėsojnė lehtėsimin nga sulmet e pėrditshme me raketa. Por shumė nė Izrael po nė tė njėtėn kohė, thotė korrespondenti ynė, kanė arritur nė pėrfundimin se politika aktuale - bllokadė dhe aksione ushtarake, nuk ka arritur qė ta dobėsojė pushtetin 1 vjeēar tė Hamasit nė Gazė. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||