http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 28 maj 2008 - 16:09 CET

Kėrkohet dorėheqja e kryeministrit izraelit

Ministri izraelit i mbrojtjes, Ehud Barak, i ka kėrkuar kryeministrit, Ehud Olmert, tė japė dorėheqjen.

Aktualisht zoti Olmert po pėrballet me akuza pėr korrupsion, tė cilat ai i hedh poshtė, por zoti Barak tha se kryeministri nuk mund tė qėndrojė nė detyrė teksa i nėnshtrohet hetimeve.

Ministri i mbrojtjes, Barak, tha se me kėtė ēėshtje duhet tė merret partia Kadima e zotit Olmert, por nėse kjo nuk ndodh, ai do ta ēonte vendin nė zgjedhje tė parakohshme, duke e tėrhequr Partinė Laburiste nga koalicioni qeveritar.

Vetė kryeministri Olmert ka thėnė se do tė japė dorėheqjen nėse policia vendos ta ndjekė atė penalisht.

Tė martėn, njė sipėrmarrės amerikan dėshmoi se i kishte dhėnė zotit Olmert disa mijėra dollarė gjatė periudhe kohe. Zoti Olmert ka thėnė se ēdo donacion qė ka pranuar ka qenė pėr qėllime tė ligjshme politike.