Botuar: E shtunė, 17 maj 2008 - 14:49 CET
Operacionet e kėrkim-shpėtimit nė qytetin e Beichuanit nė Kinė kanė rifilluar pasi gjithė qyteti u evakuua nga frika e daljes sė njė lumi nga shtrati.
Qyteti u shndėrrua nė rrėnoja pas tėrmetit tė sė hėnės, por pėrpjekjet pėr tė gjetur tė mbijetuar nėn rrėnoja po vazhdojnė.
Por operacionet u ndėrprenė tė shtunės pasi paniku pėrfshiu qytetin mes njoftimeve se njė lum kishte dalė nga shtrati dhe qyteti mund tė pėrmbytej.
Korrespondenti i BBC-sė Paul Danahar nė Beichuan thotė se mijėra vetė lanė qytetin pėr t'u strehuar nė vende mė tė ngritura.
Gjithė qyteti u evakuuar dhe operacionet e shpėtimit u pezulluan pėrkohėsisht.
Beichuani ndodhet pranė epiqendrės sė tėrmetit shkatėrrimtar tė sė hėnės, nga i cili mendohet se gjetėn vdekjen rreth 40 mijė vetė.
Tė shtunėn, numri i konfirmuar i vdekjeve kapi 28, 991 dhe autoritetet kineze thonė se rreth 5 milionė vetė kanė mbetur tė pastrehė nga katastrofa.
Kaos
Korrespondenti ynė nė Beichuan thotė mė herėt qyteti u shndėrrua nga njė skenė shpėtimi, nė njė skenė kaosi.
"Tė gjithė vrapuan, pjesėtarė tė ekipeve tė shpėtimit, ekipe tė ushtrisė, personeli mjekėsor dhe personat qė ishin nė procesin e shpėtimit u desh tė liheshin pas.
"Ne po filmonim njė burrė qė do tė nxirrej (nga rrėnojat) pas orėve tė tėra tė gėrmimit dhe ekipi i shpėtimit u desh ta brakstiste dhe tė largohej me vrap."
Korrespondenti ynė tani ėshtė rikthyer nė qendėr tė qytetit pasi autoritetet thanė se edhe pse lumi kishte dalė nga shtrati qyteti nuk rrezikohej nga pėrmbytja.
Por shumica e njerėzve vazhdojnė tė qėndrojnė nė kodrat qė e rrethojnė qytetin.
Operacion me suksese
Qeveria kineze ka organizuar njė operacion masiv kėrkimi e shpėtimi, i cili ka korrur disa suksese.
Tė shtunėn 33 vetė u nxorrėn nga rrėnojat nė Beichuan, njoftoi agjensia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua.
Mes tyre ishte dhe njė burrė 52 vjeēar qė kishet kaluar 117 orė nėn rrėnoja.
Mes tė shpėtuarve tė tjerė ishte dhe njė turist gjerman. Ai u nxorr i gjallė nga rrėnojat pas 114 orėsh.
Varreza masive
Ekipeve kinezė, japonezė dhe tajvanezė tė shpėtimit u janė bashkuar tani dhe ekipe nga Koreja e Jugut, Singapori dhe Rusia.
Por numri i atyre qė po nxirren tė gjallė nga rrėnojat ėshtė pakėsuar dhe po shtohet numri i kufomave.
Autoritetet janė detyruar t'i varrosin viktimat nė varreza masive nė pėrpjekje pėr tė ndaluar pėrhapjen e sėmundjeve.
Banorėve nė zonėn e goditur nga tėrmeti u ėshtė thėnė tė mbajnė maska dhe zona po dizinfektohet.
Njė korrespondent i BBC-sė nė Chengdu thotė se pas pesė ditėsh, Kina tani po i pėrqendron pėrpjekjet pėr tė ndihmuar tė mbijetuarit nga tėrmeti.
Nė disa prej zonave mė tė prekura, ata tani kanė ēadra, ujė tė pastėr dhe ushqim.
Por autoritetet po pėrballen me vėshtirėsi pėr tė dėrguar ndihma nė zonat mė tė largėta dhe tė izoluara.