Botuar: E mėrkurė, 14 maj 2008 - 18:47 CET
Punonjėsit e shpėtimit nė Kinė tani po depėrtojnė nė mė shumė vende tė goditura nga tėrmeti masiv nė provincėn Siēuan ditėn e hėnė dhe po hasin nė shkatėrrime tė tjera.
Njė ekip i ushtrisė qė ka mbėrritur nė qytetin Yingxiu -- nė afėrsi tė epiqendrės sė tėrmetit - kanė gjetur se kanė vdekur shumica e banorėve tė kėtij qyteti qė dikur numėronte rreth dhjetė mijė vetė.
Helikopterėt kanė filluar tė evakuojnė tė plagosurit nėpėr spitale.
Nė njė qytet tjetėr Qingchuan, mė shumė se njėqind e shtatėdhjetė nxėnės nga njė shkollė e vetme kanė humbur jetėn.
Deri tani janė konfirmuar rreth pesėmbėdhjetė mijė vetė por media shtetėrore kineze thonė se nėn rrėnoja ndodhen njėzet e gjashtė mijė tė tjerė.
Autoritetet kineze pohojnė se shkatėrrimi nė epiqendrėn e tėrmetit nė Siēuan ėshtė i pėrmasave mė tė mėdha nga sa pritej.
Moti i keq po i pengon pėrpjekjet pėr shpėtimin e tė mbijetuarve tė tėrmetit mė tė fortė qė ka goditur Kinėn nė 30 vjetėt e fundit.
50 mijė trupa tė ushtrisė janė dėrguar nė krahinėn e goditur nga tėrmeti pėr tė kėrkuar tė mbijetuarit dhe pėr tė shpėrndarė ndihma. Pėr tė mbikqyrur operacionin atje ka shkuar edhe kryeministri i vendit.
Reshjet e vazhdueshme tė shiut kanė shkaktuar rrėshqitje tė dheut qė ka bllokuar rrugėt, ndėrsa retė e ulėta kanė vėshtirėsuar fluturimet me helikopterė.
Njė zėdhėnės i ministrisė kineze pėr ēėshtjet civile tha se punonjėsit e shėrbimeve tė urgjencės po pėrballen me shumė sfida, por shtoi se nuk duhej humbur shpresa pėr gjetjen e tė mbijetuarve.