|
Rusia autore e rrėzimit tė avionit gjeorgjian
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njė hetim i Misionit Monitorues tė OKB-sė nė Gjeorgji arriti nė konkluzionin se forcat ajrore ruse ishin pėrgjegjėse pėr rrėzimin
e njė avioni spiunazhi gjeorgjian pa pilot, qė fluturoi mbi rajonin e Abkhazisė nė muajin prill.
Raporti qė u bė publik nga misioni i OKB-sė, thotė se informacionet nga radari tregonin se avioni qė qėlloi mbi aeroplanin pa pilot u largua pas sulmit nė hapėsirėn ajrore ruse. Misioni i Kombeve tė Bashkuara tha se nė mungesė tė ndonjė prove qė mund tė vėrtetonte tė kundėrtėn, ai konkludoi se sulmi ishte i forcės ajrore ruse. Moska pati mohuar mė parė akuzat e Gjeorgjisė se ishte pėrgjegjėse pėr rrėzimin e avionit. Ajo tha se sulmi ishte kryer nga separatistėt e Abkhazisė, njė pretendim ky i mbėshtetur edhe prej kėtyre tė fundit. Nė fillim tė muajit, njė grup i ministrave tė jashtėm tė BE-sė vizitoi Gjeorgjinė nė pėrpjekje pėr tė zbutur tensionet me Rusinė. Tensionet u pėrkeqėsuan kur nė muajin prill Rusia njoftoi se ishte duke i forcuar lidhjet me Abkhazinė dhe provincėn tjetėr tė shkėputur Osetinė Jugore. |
LOKALE
Gjeorgjia akuzon Rusinė 18 maj 2008 | Faqja Kryesore
Ashpėrsohet konflikti Rusi-Gjeorgji30 prill 2008 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||