|
Sonda Phoenix dėrgon fotot e para
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njė sondė amerikane robotike ka dėrguar njė seri pamjesh nga sipėrfaqja e Marsit disa orė pasi u ul pranė polit verior tė
planetit.
Fotot e para bardhė e zi, ishin kryesisht pėr tė sjellė informacione lidhur me kushtet e sondės dhe konfirmuan se ajo ishte ulur dhe kishte hapur panelet solare qė janė esenciale pėr punėn e saj. Nė fotografitė e tjera tregohej horizonti dhe pllajat artike si edhe pamje tė njė pejsazhi qė i pėrngjante rajoneve tė ngrira tė Tokės. Sonda me emrin Phoenix, ėshtė e para qė arrin tė ulet pranė njė prej poleve tė planetit Mars. Ajo do tė qėndrojė pėr tre muaj pėr tė hetuar nėse planeti mund tė ketė patur jetė. Pėrpjekjet e mėparshme pėr t'u ulur nė Mars kanė dėshtuar. Ulja e sondės u ndihmua nga njė mbrojtėse prej nxehtėsisė, parashutė dhe raketa retro. Megjithė shqetėsimet e shkencėtarėve, ulja e sondės nė sipėrfaqen e Marsit u shoqėrua vetėm me njė shtėllungė pluhuri. Gjatė njė konference pėr shtyp, Dr Charles Elachi nga NASA lavdėroi punėn e bėrė nga ekipi pėr uljen e sondės nė Mars: "Gjatė tė gjithė historisė sė eksplorimeve gjithmonė janė kėrkuar njerėz kurajozė qė kanė njė pėrkushtim mbinjerėzor. Dhe janė kėta njerėz kurajozė qė ēuan Phoenix nė sipėrfaqen e Marsit." "Ky ekip ka bėrė histori dhe ata do tė mbahen mend pėrgjithmonė si njerėzit e parė qė eksplorojnė rajonin polar tė Marsit," tha zoti Elachi. |
LOKALE
Sonda hapėsinore nė Mars26 maj 2008 | Faqja Kryesore
Ulja nė Mars e sondės Phoenix26 maj, 2008 | Fotogaleri
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||