BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E shtunė, 17 maj 2008 - 07:03 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Akuzohet regjimi ushtarak i Birmanisė
 
Birmanezėt nė nevojė pėr ndihma
Shumė birmanezė janė nė pritje tė ndihmave
Ambasadori francez nė Kombet e Bashkuara, Jean-Maurice Ripert, e ka akuzuar regjimin ushtarak tė Birmanisė se ėshtė nė prag tė kryerjes sė njė krimi kundėr njerėzimit, duke mos lejuar ndihmat ndėrkombėtare pėr viktimat e ciklonit Nargis.

Ai i bėri kėto komente gjatė njė sesioni tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

Mė herėt, ambasadori i Birmanisė e kishte akuzuar Francėn se kishte dėrguar njė luftanije nė rajon.

Franca thotė se luftanija ėshtė e ngarkuar me 1500 tonė ushqime dhe ilaēe pėr qindra mijė persona qė mbijetuan nga cikloni nė Deltėn Irrawaddy.

Njė anije amerikane pret, gjithashtu, lejen qė tė shkarkojė ndihmat, pėrfshirė ujė tė pijshėm, por autoritetet ushtarake tė Birmanisė nuk po lejojnė ndihmat qė vijnė nga deti.

Pėrfaqėsuesi i OKB-sė, Diedrick Deflaysha, thotė se prioritet duhet tė jetė ndihma pėr fermerėt qė, nė kushte normale, mbulojnė dy tė tretat e nevojave tė Birmanisė me oriz.

"Fshatarėt duhet ta mbjellin orizin brenda qershorit, pra kemi mė pak se 45 ditė nė dispozicion, pėrndryshe nuk do tė kemi fare prodhim gjatė sezonit tė shirave", tha zoti Deflaysha.

Gati dy javė pasi Delta nė provincėn Irrawadi nė Birmani u godit nga njė ciklon, numri zyrtar i personave qė kanė humbur jetėn e ka kaluar shifrėn 43 mijė.

Njė korrespondent i BBC-sė qė ka shkuar nė zonė ka parė kufoma dhe rrėnoja tė bėra pirg prej pėrmbytjeje, por jo operacione ndihme.

Njė zyrtar i lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr Ēėshtjet Humanitare, John Holmes, qė shkoi nė Birmani i tregoi BBC-sė se ishte i zemėruar me ritmet e ngadalta.

"Zemėrimi ynė nuk ka tė bėjė me mbėrritjen e ndihmave, sepse ato po mbėrrijnė, megjithėse shumė mė ngadalė sesa do tė donim, por me faktin qė ne nuk kemi mundur tė ēojmė njė pjesė tė personelit tonė tė specializuar dhe ekspertė ndėrkombėtarė nė zonat mė tė prekura qė tė ndihmojnė personelin vendas," tha zoti Holmes.

Zyrtari i OKB-sė tha se nga qeveria birmaneze kėrkohej qė tė bėnte mė shumė pėr tė qėnė mė e hapur ndaj ofertės qė ka marrė nga shumė drejtime.

 
 
LOKALE
OKB flet pėr operacione si pėr cunamin
13 maj 2008 | Faqja Kryesore
OKB e pezmatuar me Birmaninė
13 maj 2008 | Faqja Kryesore
Ndihma amerikane pėr Birmaninė
12 maj 2008 | Faqja Kryesore
Birmani: Referendum mes shkatėrrimesh
10 maj 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake