BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 09 maj 2008 - 17:53 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Gjysma e Bejrutit nė dorė tė Hezbollahut
 
Pjesėtar i Hezbollahut nė perėndim tė Bejrutit
Hezbollahu ka larguar nga zona mbėshtetėsit e qeverisė
Grupi shiit libanez, Hezbollah, ka vendosur kontrollin nė gjysmėn perėndimore, kryesisht me banorė myslimanė tė kryeqytetit tė Libanit, Bejrut.

Zhvillimi ndodhi nė ditėn e tretė tė luftimeve mes mbėshtetėsve tė opozitės dhe qeverisė qė mbėshtetet nga Perėndimi.

Nė pėrleshjet gjatė natės, Hezbollahu mori zyrat e lėvizjes sunite pro-qeveritare qė drejtohet nga Saad al-Harriri.

Tani ushtria libaneze ka ndėrhyrė pėr tė mbrojtur ndėrtesat por nuk po konfrontohet me luftėtarėt e Hezbollahut.

Ministri i shtetit pėr Ēėshtje Parlamentare, Michel Faraoun, i tha BBC-sė se Hezbollahu nuk po i lejonte forcat qeveritare qė tė bėnin punėn e tyre.

"Ajo qė po ndodh ėshtė njė lloj grushti shteti," tha ai.

"Hezbollahu sot po merr pėrgjegjėsinė pėr tė marrė nėn kontroll rrugėt e kryeqytetit.. Deri mė sot, nuk e ka lejuar ende ushtrinė legjitime qė tė zėvendėsojė elementė tė caktuar nė rrugė".

"Dobėsim"

Njė korrespondent i BBC-sė nė Bejrut i pėrshkroi zhvillimet e fundit si dobėsim tė ndjeshėm tė fraksionit pro-qeveritar.

Pėrshkallėzimi i situatės filloi me grevėn njėditore tė sindikatave kundėr disa vendimeve tė qeverisė tė.

Pėrfaqėsues tė opozitės thanė nė fund tė ditės se do t'i vazhdonin protestat deri nė momentin kur qeveria tė anulonte masat e marra sė fundmi pėr tė pakėsuar ndikimin e lėvizjes Hezbollah.

Greva u shoqėrua nga pėlleshje tė armatosura mes grupeve pro-qeveritare dhe mbėshtetėsve tė opozitės.

Luftimet qė kanė vazhduar qė nga e enjtja kanė lėnė tė paktėn dhjetė tė vrarė.

Ende nuk ka asnjė sinjal pėr arritjen e ndonjė marrėveshjeje qė do t'i jepte fund konfrontimeve.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake