BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Gjenerali Petraeus raporton përpara Kongresit
 
Gjenerali Petraeus
Gjenerali Petraeus tha se situata në Irak është përmirësuar, por mbetet delikate
Kongresi në SHBA është duke dëgjuar raportin e dhënë nga ambasadori amerikan në Irak dhe Gjeneralit Petraeus, në lidhje me situatën atje pas shtimit të numrit të trupave vitin që shkoi.

Janë dy komitete të Senatit që do të dëgjojnë raportin, dhe mes atyre që do t'i bëjnë pyetje ambasadorit, Ryan Crocker dhe Gjeneralit David Petraeus, do të jenë tre kandidatët për postin e presidentit të ardhshëm të SHBA -- Hillary Clinton, John McCain dhe Barak Obama.

Duke hapur seancën e parë, shefi i komitetit të shërbimeve të armatosura (Carl Levin), kritikoi udhëheqjen e Irakut si sektariane dhe tha se ajo nuk e kishte përdorur shtimin e trupave për të marrë nën kontroll të ardhmen e Irakut.

Gjenerali Petraeus tha se situata në Irak është përmirësuar por mbetet ende delikate:

"Ndërsa siguria është përmirësuar në shumë zona dhe forcat e sigurisë në Irak po mbajnë gjithnjë e më shumë përgjegjësi në duart e tyre, situata në Irak mbetet gjithmonë komplekse dhe sfiduese.
Iraku mund të përballet me një ringjallje të al-Qaeda në Irak, ose më shumë grupe Shiite, që mund të shkelin marrëveshjen për armëpushim të Moqtada al-Sadr-it dhe t'i rikthehen dhunës.
Aktorë të jashtëm si Irani mund të mbajnë ndezur dhunën brenda Irakut dhe veprimet e fqinjëve të tjerë mund të dëmtojnë situatën e sigurisë në vend." tha Gjenerali Petraeus.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>