BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 08 prill 2008 - 06:54 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Patraeus flet për përparimin në Irak
 
Gjenerali David Petraeus
Gjenerali Petraeus pritet të kërkojë që të mos ketë reduktim trupash
Komandanti ushtarak në Irak, gjenerali David Petraeus dhe ambasadori amerikan në Irak, Ryan Cocker pritet të japin dëshmi para Kongresit lidhur me situatën në Irak.

Një korrespondent i BBC-së thotë se në një farë mënyre ajo që do të ndodhë në Uashington pritet të jetë e parashikueshme.

Gjenerali Petraeus dhe zoti Crocker do të theksojnë atë që ata shohin si përparim në Irak.

Gjenerali do të thotë se për shkak se përparimi është i brishtë, duhet të ketë një ndalim të reduktimit aktual të trupave amerikane.

Të tre kandidatët për garën presidenciale do të jenë në seancën e Kongresit.

Senatori republikan, John McCain identifiohet me politikën aktuale në Irak.

Ndërsa kandidatët demokratë, Hillary Clinton dhe Barack Obama e kundërshtojnë këtë politikë në mënyra të ndryshme.

 
 
LOKALE
Hiqet ndalim-qarkullimi në Bagdad
31 mars 2008 | Faqja Kryesore
Gjendja e shtetrrethimit pa afat
30 mars 2008 | Faqja Kryesore
Al Sadr bën thirrje për tërheqje
30 mars 2008 | Faqja Kryesore
Bushi vlerëson operacionin irakian
29 mars 2008 | Faqja Kryesore
Bush mbron politikën amerikane në Irak
19 mars 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>