|
BDI kėrkon zgjedhje tė parakohshme
|
|||||||||||||||||||||||
Nė Shkup kanė filluar konsultimet, pėr arritjen e njė konsensusi tė gjerė politik pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve me Greqinė
rreth emrit.
Kryeministri, Nikolla Gruesvki ka realizuar takime me udhėheqėsit e partive mė tė mėdha politike tė atjeshme. Pas takimeve tė tij me Menduh Thaēin, Radmilla Sheqerinska, Ali Ahmeti nuk ėshtė bėrė ndonjė deklaratė, por nė njoftimin paraprak tė kabinetit qeveritar u tha se kryeministri do t'i informojė pėr angazhimin e delegacionit qeveritar nė Samitin e Bukureshtit si dhe pėr takimin e A-3-it nė Zagreb. Politikanėt nė Maqedoni duhet tė tejkalojnė mosmarrėveshjet me Greqinė rreth emrit, qė ishte pengesa kryesore pėr mos sigurimin e ftesės pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO.
Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, vlerėson se kjo garniturė politike nuk mund t'i realizojė aspiratat e qytetarėve tė Maqedonisė pėr integrimin e vendit nė strukturat euro-atlantike dhe grupi parlamentar ka kėrkuar shpėrndarjen e parlamentit. "Deputetėt e BDI-sė, i kanė dhėnė firmat e veta pėr shpėrbėrjen e parlamentit. Parashtrohet pyetja pse? Ne vlerėsojmė se as kjo pėrbėrje e grupeve parlamentare, as kjo qeveri nuk ėshtė nė nivelin e detyrės qė tė ballafaqohet me sfidat tė cilat i kėrkon koha. Interes madhor, interes strategjik, janė integrimet nė NATO dhe nė BE. Njė gjė e kėtillė nuk ndodhi, dhe ne nuk besojmė se kjo qeveri dhe kjo pėrbėrje parlamentare ka kapacitet qė ta shtijė Republikėn e Maqedonisė NATO dhe EU," tha bashkėrenditėsi i grupit parlamentar tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Rafiz Haliti.
Por, Tito Petkovski, njėri nga partnerėt e koalicionit qeverisės ėshtė kundėr zgjedhjeve tė parakohshme. "Nuk besoj se Maqedonia do tė arrijė qė t'i realizojė kėto qėllime mė shpejt nėse shkon nė zgjedhje tė parakohshme. Zgjedhjet nė kėto ēaste nuk do ta pėrmirėsonin as pozitėn tonė pėrballė problemit tė emrit me Greqinė," tha Tito Petkovski. Kryetari i BDI-s Ali Ahmeti ka biseduar edhe me kryeministrin, Nikolla Gruevski pėr zgjedhje tė parakohshme. Nuk dihet cili do tė jetė qėndrimi i kryeministrit. Parlamenti mund tė shpėrndahet, nėse pėr tė votojnė 51 % e numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve. Deri mė tani nė Maqedoni, qė nga pavarėsia, nuk ka patur zgjedhje tė parakohshme apo shpėrndarje tė parlamentit nga vetė deputetėt. |
LOKALE
Propozimi pėr emrin 'pėrfundimtar'28 mars 2008 | Rajoni
Qeveria maqedone dhe PDSH-ja fillojnė bisedimet 18 mars 2008 | Rajoni
Thellohet kriza qeveritare nė Maqedoni 17 mars 2008 | Rajoni
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||