BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 29 mars 2008 - 08:24 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Bushi vlerëson operacionin irakian
 
Militant i armatosur
Militantët e Ushtrisë Mahdi po bëjnë rezistencë në Basra
Presidenti Bush e ka përshkruar ofensivën e trupave qeveritare irakiane kundër militantëve shiitë në qytetin e Basrës si një moment përcaktues në historinë e Irakut të lirë.

"Unë do të thosha se ky është një moment përcaktues në historinë e Irakut të lirë. Ka pasur edhe momente të tjera përcaktuese, por edhe ky i tanishmi është një i tillë", tha presidenti Bush.

"Vendimi për të dërguar trupat irakiane në Basra flet për rolin udhëheqës të kryeministrit Nuri al Maliki. Njëra nga pyetjet e para që unë kisha kur ai u zgjodh kryeministër ishte nëse ai do të kishte vullnetin e duhur për t'u ballafaquar me elementët kriminelë, qofshin këta shiitë apo sunitë", tha zoti Bush.

Duke folur pasi avionët luftarakë të forcave të koalicionit, që po mbështesin trupat irakiane, bombarduan pozicionet e militantëve, zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin të ruanin një prani të fortë ushtarake në Irak për të garantuar suksesin.

Kryeministri al Maliki iu ka ofruar shpërblim militantëve që dorëzojnë armët.

Megjithatë, edhe pas katër ditë luftimesh, militantët, kryesisht të Ushtrisë Mahdi të klerikut radikal shiit, Moqtada al Sadr, kontrollojnë pjesën më të madhe të Basrës.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>