BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 12 mars 2008 - 09:11 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
KS i OKB-sė diskuton pėr Kosovėn
 
Vuk Jeremiē
Serbia kėrkoi rishqyrtimin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės
Ministri i jashtėm serb, Vuk Jeremiē, deklaroi tė martėn nė Kėshillin e Sigurimit se Serbia nuk do ta njohė kurrė shkėputjen e njėanshme tė Kosovės.

Ai bėri thirrje qė misioni i Kombeve te Bashkuara tė vazhdojė ta ketė nėn kontroll Kosovėn.

Duke folur nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit nė Kombet e Bashkuara nė Nju Jork, zoti Jeremiē e dėnoi shpalljen e pavarėsisė se Kosovės si tė njėanshme dhe tė paligjshme.

Ai tha se pavarėsia e Kosovės ka sjellė pasoja tė rrezikshme pėr rajonin dhe botėn.

Ministri i jashtėm serb nėnvizoi se vendet qė e kanė njohur shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, kanė kontribuar nė destabilizimin e sistemit ndėrkombėtar, duke e bėrė mė tė paparashikuar te ardhmen.

"Kėto vende kanė ligjėruar doktrinėn e imponimit tė zgjidhjeve tė konflikteve etnike", tha zoti Jeremiē.

Zyrtari i lartė serb pėrsėriti deklaratėn se Serbia nuk do ta njohė kurrė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe iu kėrkoi anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė zbatojnė rezolutėn 1244 te vitit 1999 pėr vazhdimin e administritmit tė Kosovės nga Kombet e Bashkuara.

Nė fjalimin e tij, zoti Jeremiē tha se Serbia nuk do ta ndėshkojė Kosovėn me ndonjė embargo dhe nuk do tė pėrdorė forcėn.

Po ashtu, zoti Jeremic kėrkoi falje pėr dėmet qė iu shkaktuan disa ambasadave tė huaja nė Beograd nė 21 shkurt nga protestuesit serbė.

Njė ndėr kėto ambasada ishte edhe ajo amerikane.

Nė mbėshtetje tė qėndrimit serb nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit erdhi Rusia qė ėshtė kryetare e radhės e Keshillit te Sigurimit.

Ambasadori rus nė Kombet e Bashkuara, Vitali Ēurkin, qarkulloi njė projektdeklaratė, e cila dėnonte shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.

Pėrfaqėsuesit amerikanė dhe britanikė deklaruan se nuk kishte ndryshim qėndrimi tė Kėshillit tė Sigurimit, duke e lėnė sesionin e jashtėzakonshėm pa pėrfundimin e kėrkuar nga Serbia.

Nga pesė anėtarėt e pėrhershėm, Rusia dhe Kina vazhdojnė tė kundėrshtojnė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, kurse SHBA-ja, Britania dhe Franca e kanė mbėshtetur.

Vetėm disa ditė mė parė, nėnsekretari amerikan i shtetit pėr ēėshtjet e Evropės dhe Euroazisė, Daniel Fried, nėnvizoi se SHBA-ja pėrshėndet shtetin mė tė ri nė Evropė dhe demokracinė mė tė re nė botė, Republikėn e Kosovės.

"Kosova gėzon tani pavarėsinė dhe Shtetet e Bashkuara do tė qėndrojnė pėrkrah popullit tė Kosovės nė tė ardhmen", tha zoti Fried.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>