|
'Periudhė e mungesės sė stabilitetit nė Serbi'
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Qeveria serbe i ka bėrė thirrje presidentit Boris Tadiē qė tė shpėrndajė parlamentin dhe tė shpallė zgjedhje tė reja.
Thirrja e qeverisė bėhet pasi kryeministri Vojislav Koshtunica njoftoi prishjen e koalicionit qeverisės nė fundjavė. Ministrat nuk ranė dot dakord qė tė pezullonin lidhjet me Bashkimin Evropian nė shenjė proteste ndaj njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga disa vende anėtare tė bllokut. Albana Kasapi e BBC-sė bisedoi me gazetarin e tė pėrjavshmes sė Beogradit Vreme, Dejan Anastasijeviē dhe fillimisht e pyeti se ēfarė pritej tė ndodhte pas kėrkesės sė qeverisė pėr zgjedhje tė reja: Anastasijeviē: Gjatė pak ditėve tė ardhshme, presidenti i Serbisė do tė shpėrndajė parlamentin zyrtarisht dhe do tė caktojė mbajtjen e zgjedhjeve tė reja pothuajse me siguri pėr nė 11 maj, kur Serbia do tė ketė zgjedhjet lokale. Unė mendoj se mosmarrėveshjet mes Tadiēit dhe Koshtunicės janė shumė tė thella pėr t'u kapėrcyer dhe ka shumė gjasė qė z. Koshtunica tė krijojė njė koalicion tė ri me nacionalistėt, me Partinė Radikale dhe jo mė me z. Tadiē. Z. Koshtunica nė kohėn kur u zgjodh nė pjesėn mė tė mirė shihej si nacionalist i moderuar, por pas shkėputjes sė Kosovės ka ndryshuar pikėpamjet e tij dhe ėshtė bėrė shumė mė nacionalist se mė parė. Ideologjikisht tani ai ėshtė mė afėr Partisė Radikale se sa z. Tadiē qė ėshtė ende njė politikan i moderuar pro-perėndimor. BBC: Ka nga ata politikanė qė i kanė cilėsuar kėto zgjedhje tė parakohshme, tė pritshme, si njė referendum pėr tė ardhmen e Serbisė nė BE apo nė izolim. Si i shihni ju kėto zgjedhje? Anastasijeviē: Po t'u hedhėsh njė sy sondazheve nė kėtė ēėshtje nė Serbi nuk ėshtė e pėrēarė vetėm qeveria, por dhe opinioni publik. Janė dy blloqe: njėri ėshtė pro-evropian, tjetri ėshtė shumė nacionalist dhe tė dy blloqet janė pothuaj tė barabartė nė masė. Ndryshimi mes tyre ėshtė shumė i vogėl dhe meqė fushata elektorale nuk ka nisur, do tė ishte shumė e menēur qė tė bėheshin parashikime se ēdo tė ndodhė. Unė mund t'u them vetėm se gara mes tyre do tė jetė shumė e afėrt. BBC: Vetėm pak kohė mė parė z. Tadiē fitoi zgjedhjet e fundit presidenciale pėrballė kandidatit tė radikalėve. Sa gjasė ka qė tė pėrsėritet fitorja pėr partinė e tij kėsaj rradhe sipas jush? Anastasijeviē: Z. Koshtunica do tė jetė viktima mė e madhe politike e kėtyre zgjedhjeve sepse partia e tij ka humbur mbėshtetje dhe ai sipas sondazheve mė tė fundit, parashikohet tė marrė nė kėto zgjedhje deri nė pesė pėrqind tė votave. Z. Tadiē dhe z. Nikoliē do tė pėrballen sėrish me njėri-tjetrin dhe ata do tė jenė konkurrentėt kryesorė nė kėtė garė dhe ka shumė, shumė pak gjasė qė tė ketė njė fitore tė pastėr. BBC: Dhe pavarėsisht nga rezultati, z. Tadiē qė sapo ka siguruar mandatin e dytė, do tė jetė president i vendit pėr katėr vitet e ardhshme. Sa e vėshtirė ėshtė bėrė puna e tij me pėrplasjet e fundit nė skenėn politike tė Beogradit? Anastasijeviē: Z. Tadiē ėshtė president, por Serbia ėshtė republikė parlamentare. Dhe roli i presidentit ėshtė kryesisht ceremonial. Pushtetin e ka nė fakt qeveria. Kėshtu qė nėse partia e z. Tadiē arrin rezultat tė mirė nė zgjedhje, dhe formon kabinetin, atėherė z. Tadiē do tė bėhet jashtėzakonisht i fuqishėm nė Serbi, sepse pėrveēse do tė jetė president, do tė kontrollojė dhe qeverinė dhe kjo do t'i ofrojė Serbisė stabilitet pėr tė cilin ajo ka shumė nevojė. Megjithatė, nėse nacionalistėt fitojnė, z. Tadiē do tė jetė njė figurė politike shumė e dobėt. BBC: Sa e thellė ėshtė kriza qė ka pėrfshirė skenėn politike nė Serbi sipas mendimit tuaj? Anastasijeviē: Kjo ėshtė ndoshta kriza mė e thellė qė nga rrėzimi i Sllobodan Millosheviēit nga pushteti tetė vjet mė parė. Politikisht do tė thosha ėshtė mė e rėndė se kriza qė shkaktoi vrasja e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiē nė vitin 2003. Problemi ėshtė se vendi ėshtė i ndarė mė dysh dhe asnjė bllok nuk ėshtė aq i fuqishėm sa tė arrijė njė fitore tė pastėr dhe tė vendosė kontrollin nė vend plotėsisht. Ka shumė gjasė qė dhe qeveria e ardhshme tė jetė njė lloj koalicioni si e shkuara. Qė po ashtu do tė jetė shumė e dobėt, e paqėndrueshme, nuk do tė jetojė gjatė dhe nė kėtė rast do tė kishim zgjedhje tė tjera. Dhe zgjedhje tė tjera derisa gjėrat tė qetėsohen, por ndoshta deri sa kjo tė ndodhė, do tė duhen vite tė tėrė. Unė kam frikė se Serbia i ka hyrė njė periudhe tė gjatė tė mungesės sė stabilitetit. Dhe kjo tashmė po ndikon nė ekonominė e vendit, gjatė javėve tė fundit ka patur rėnie tė ndjeshme tė investimeve tė huaja, shoqėruar me njė rritje tė ndjeshme tė ēmimeve, tė naftės, ushqimit, energjisė elektrike. Kėshtu qė Serbia po i vuan pasojat ekonomike tė mungesės sė stabilitetit politik. BBC: A mendoni ju se ajo qė po ndodh do ta shtojė pakėnaqėsinė e opinionit publik nė Serbi ndaj politikanėve? Anastasijeviē: Druhem se kemi parė shumė herė nė histori, jo vetėm nė Serbi, se kur standardet e jetesės bien, populistėt, demagogėt dhe nacionalistėt kanė shanse mė tė mira dhe kjo mund tė ndodhė dhe nė Serbi. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||