http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 18 shkurt 2008 - 19:25 CET

Shqipėria njeh Kosovėn

Shqipėria njeh pavarėsinė e Kosovės dhe vendos tė ngrejė nė nivel ambasadorėsh marrėdhėniet mes dy shteteve.

Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha nė deklaratėn e njohjes tė pavarėsisė sė Kosvės tha se vendimi pėr ngritjen nė nivel ambasadorėsh tė marrėdhėnieve mes dy vendeve bazohej nė njė deklaratė tė Kuvendit tė Shqipėrisė qė nė 21 tetor tė 1991 dhe nė mbėshtetje tė vendimit tė Kuvendit tė Kosovės pėr pavarėsinė e saj mė 17 shkurt 2008.

Zoti Berisha tha nė deklaratėn e tij se qeveria shqiptare e konsideron krijimin e shtetit tė Kosovės njė ngjarje historike qė sanksionon tė drejtėn e qytetarėve tė saj pėr tė vetvendosur dhe qė, sipas tij, e bėn Ballkanin mė tė drejtė se kurrė nė historinė e tij.

Qeveria shqiptare, tha zoti Berisha, pėrshėndet angazhimin e qartė tė autoriteteve kosovare pėr ndėrtimin nė Kosovė tė njė shoqėrie demokratike, laike dhe shumė etnike ku ēdo banor i saj tė ndjejė veten i lirė nė pronėn dhe shtėpinė e tij.

Kryeministri Berisha tha se qeveria e Shqipėrisė konfirmon vullnetin e saj tė plotė pėr marrėdhėnie tė mira me tė gjitha vendet e rajonit, pėrfshirė dhe Serbinė.

Vendimi pėr ngritjen nė nivel ambasadorėsh tė marrėdhėnieve diplomatike mes Shqipėrisė dhe Kosovės, tha kryeministri shqiptar, do tė kalojė tė martėn nė mbledhjen e qeverisė pėr aprovim.