http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E diel, 17 shkurt 2008 - 12:31 CET

Bush garanton kundër dhunës në Kosovë

Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku me aleatët për të parandaluar përplasje të dhunshme në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

"Për Kosovën, qendrimi ynë është se statusi i saj duhet zgjidhur që Ballkani të jetë i qëndrueshëm," tha zoti Bush në një konferencë shtypi gjatë vizitës së tij në Tanzani.

"Shtetet e Bashkuara do të punojnë me të gjithë aleatët tanë që të bëjmë më të mirën që të mundemi për të garantuar që të mos ketë dhunë," tha zoti Bush.

Në një konferencë shtypi gjatë vizitës së tij në Tanzani zoti Bush tha se ai ishte i inkurajuar që Kosova kishte marrë angazhim për të mbrojtur të drejtat e serbëve.

Zoti Bush tha se ai ishte i inkurajuar që Kosova kishte marrë angazhim për të mbrojtur të drejtat e serbëve.

"Ne jemi të inkurajuar nga fakti që qeveria e Kosovës ka shprehur qartë vullnetin e saj dhe dëshirën e saj për të mbështetur të drejtat e serbëve në kosovë," tha presidenti amerikan.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Serbisë që të punojë për integrimin në Evropë. Ai e garantoi popullin serb se do të ketë mbështetjen e Amerikës.