http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E shtunë, 09 shkurt 2008 - 11:02 CET

Presidenti Tadiç kërkon bisedime të tjera për Kosovën

Presidenti pro-perëndimor i Serbisë, Boris Tadiç, ka paralajmëruar se Evropa juglindore ka arritur një pike ku nuk ka më kthim mbrapa.

Ai deklaroi në Gjermani se në rastin e pavarësisë së Kosovës nuk do të pranonte shpërbërjen e vëndit të tij dhe bërri thirrje për bisedime të reja.

Përpara përfundimit të këtij muaji udhëheqësit e Kosovës pritet të shpallin pavarësinë, një lëvizje që ka gjasa të njihet nga SHBA dhe shumica e vëndeve të Be-së.

Shumë dipllomatë këtu në Mynih, thotë korrespondenti i BBC Xhonëthën Markus presin që kjo të ndodh më 17 Shkurt ose rreth kësaj date.

Presidenti Tadiç nuk pranojë atë që e cilësoi shpërbërjen e vëndit të tij. Por eventualisht ai tha se ai nuk pranonte izolimin e Sërbisë nga BE.

I vetmi kurs i arsyeshëm, këmbenguli ai, është rifillimi i bisedimeve.

Dipllomatët perëndimor këtu në Mynih, thonë se muajt e gjatë të bisedimeve nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Të vetëdijshëm për pozicionin e Rusisë, nuk egziston ndonjë kohë e mirë për Kosovën që të shpallë pavarësinë.

Xhonëthën Markus i BBC raporton se një burim i brëndhshëm më tha se një gjë e tillë mund shumë mirë të ndodh herët sesa vonë.