Botuar: E enjte, 07 shkurt 2008 - 08:19 CET
Zyra mjeko-ligjore nė Nju Jork qė ekzaminoi vdekjen e aktorit Heath Ledger tha pėrmes njė deklarate se aktori australian 28 vjeēar kishte vdekur aksidentalisht.
Zyra tha se aktori kishte vdekur si pasojė e njė helmimi akut nga njė kombinim ilaēesh kundėr dhembjeve, qetėsuesve dhe valiumeve.
Heath Ledger njihej pėr rolin e tij nė filmin, Brokeback Mountain qė fitoi njė ēmim Oskar.
Ai u gjet i vdekur dy javė mė parė nė apartamentin e tij njė Nju Jork.
Nė intervistat e dhėna kohėt e fundit, ai pati treguar se kishte probleme me gjumin gjatė realizimit tė filmit tė fundit, "Kalorėsi i errėt", filmi qė pritet tė shfaqet nėpėr kinema nė muajin korrik.
Kim Ledger, babai i aktorit, tha se familja ishte shumė e prekur nga mbėshtetja e madhe qė kishte ardhur prej adhuruesve tė aktorit nė mbarė botėn.
Zoti Ledger u lut qė familja e tij tė lejohej tė mbante zi nė mėnyrė private.