BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 26 shkurt 2008 - 14:59 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Pse Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës?
 
Medvedev dhe Tadiç
Serbia dhe Moska kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës
Personi që duket se me siguri do të jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë, Dmitry Medvedev ka vizituar Beogradin disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Zoti Medvedev është dhe kreu i gjigandit rus të naftës, Gazprom dhe kohët e fundit Moska përfundoi një marrëveshje të shpërndarjes së gazit me vlerë disa miliarda dollarë me Serbinë.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme e vizitës sipas analistëve.

Bisedimet e zotit Medveved me presidentin serb, Boris Tadiç dhe kryeministrin Koshtunica janë përqëndruar edhe në tensionet e krijuara pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Zoti Medvedev tha se Rusia vazhdonte të ishte e vendosur për të qenë kundër shpalljes së pavarësisë nga Kosova

"Ne nënvizuam se deklarata e shpalljes së pavarësisë realisht shkaktoi një situatë të komplikuar në zonë dhe në juglindje të Evropës dhe se deklarata do të shkaktojë pasoja negative për të gjithë rajonet në vendet ku është në pikëpyetje çështja e pavarësisë."

Po pse Rusia e përkrah kaq fort Serbinë kundër pavarësisë së Kosovës?

Analistët thonë se Kremlini beson se vendimi i SHBA-së së bashku me pjesën më të madhe të BE-së për të njohur pavarësinë e Kosovës është cinizëm flagrant. Rusia ndan pikëpamjen e Beogradit se rezoluta e OKB e njeh Kosovën si pjesë sovrane të Serbisë. Dhe ata janë të shqetësuar se SHBA dhe aleatët e tyre po vendosin një precedent. Kremlini vetë po përballet me kryengritje rebele separatiste në Çeçeni. Për më tepër, aleanca me Serbinë shkon shekuj prapa.
Në një shkallë më të gjerë moska e sheh njohjen e pavarësisë së Kosovës si provë të një pranie më agresive amerikane në Evropë dhe pranë kufijve të Rusisë.

A mos vizita e Medvedevit sinjalizon diçka më shumë?

Shqetësimi është se kjo mund të sinjalizonte që Kosova mund të bëhet një faktor më irritues në marrëdhëniet bilaterale midis Rusisë dhe SHBA që janë që tashmë të acaruara. Marrëdhëniet midis Moksës dhe Uashingtonit tashmë janë seriozisht jo të mira, me tensione që kanë qenë tepër të dukshme qëkur presidenti Putin filloi sulmin kundër rolit të SHBA në botë një vit më parë. Lista e mosmarrëveshjeve midis Rusisë dhe SHBA është e gjatë. Rusia është kundër zgjerimit te NATO-S, nuk aprovon planet e Uashingtonti për mbulesë mbrojtje raketore të vendosur në Poloni dhe Republikën Çeke si dhe nuk është tërësisht dakord me pikëpamjen amerikane ndaj Iranit. Mbi të gjita Rusia do që të merret seriozisht në arenën ndërkombëtare dhe ajo që duket si hedhje poshtë e shqetësimeve të saj mbi Kosovën shkakton pakënaqësi në Moskë.

Pyetja që shtrohet është përtej retorikës çfarë mund të bëjë Rusia.

Rusia po peshon opsionet. Ajo duhet të balancojë dëshirën për të ruajtur marrëdhënie të përzemërta me partnerët e biznezit në Evropë duke treguar se ajo ka peshë në skenën ndërkombëtare atje. Reagimi më i fortë i Rusisë do të jetë të njohë Oshetinëe Jugut dhe Abkhazinë në luftën e tyre separatiste kundër Gjeorgjisë. Por kjo mund të verë në rrezik përfshirjen e Rusisë në një luftë pranë kufijve të vetë dhe ky është hap që Rusia nuk do të dojë të ndërmarrë tani.

Zëdhënësi i Rusisë ka sinjalizuar se njohja e dy territoreve nuk do të jetë largimi i tyre i menjëhershëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Uashingtoni. Por çfarëdo drejtimi qe do të marrë Rusia, kjo vizitë e zotit Medvedev po ndiqet me shumë vëmendje për të parë treguesit e politikës së jashtme ruse, pasi Putini të mos jetë më në krye të Rusisë në Maj.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>