BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 25 shkurt 2008 - 06:21 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Rusia thekson mbështetjen për Serbinë
 
Demonstra në Beograd
Serbia ende e shikon Kosovën si pjesë të territorit të saj
Personi që pritet të bëhet presidenti i Rusisë, Dimitry Medvedev ka mbërritur në Beograd si pjesë e një delegacion rus të nivelit të lartë.

Zoti Medvedev, shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministria e Jashtme ruse akuzoi Shtetet e Bashkuara se ishin duke e përdorur këtë çështje për të turpëruar Serbinë.

Ndërsa Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë se është duke rënduar tensionet për Kosovën.

Ndërkohë po të hënën planifikohej që komunitetet serbe në Kosovë t'i vizitojë edhe një delegacion nga Serbia.

Qëllimi i tij ishte të theksohej mesazhi se Beogradi ende e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në krye të listës së vizitorëve është Slobodan Samardzic, ministri i Serbisë për Kosovën.

Çdo të premte administrata e OKB-së në Kosovë merr një listë nga zyrtarë të Beogradit që duan të vizitojnë vendin në javën e ardhshme.

UNMIK-u pastaj siguron eskortë.

Kosova ishte e qetë e ditën e djelë në javën e parë pas pavarësisë, por qyteti i ndarë i Mitrovicës përgatitej për më shumë tensione lidhur me ndërtimin e një gjykate që adminstrohet nga OKB-ja.

Punëtorët shqiptarë nuk kanë pranuan të kthehen në punën për arsye sigurie.

Ndërsa serbët që punonin atje kanë kërkuar që të marrin prapë punën që kishin.

Çdo përpjekje e serbëve për të rimarrë me forcë ndërtesën do të jetë një test për përpjekjen e OKB-në për të ruajtur të paktën në dukje një administratë shumëetnike në këtë qytet.

 
 
LOKALE
Rice rikonfirmon mbështetjen amerikane
23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Pajaziti: KFOR ruan kufirin
22 shkurt 2008 | Rajoni
Protesta në Beograd
22 shkurt, 2008 | Fotogaleri
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>