BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 24 shkurt 2008 - 15:25 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Medvedev e Lavrov të hënën në Beograd
 
Putin dhe Medvedev
Thuhet se Medvedev do të pasojë Putinin si President
Ambasada ruse në Beograd ka bërë të ditur se zv/kryeministri, Dimitri Medvedev do të vizitojë Beogradin të hënën, një javë pasi Kosova shpalli pavarësinë.

Zoti Medvedev, personi që thuhet se do të pasojë zotin Putin si president i Rusisë në zgjedhjet e muajit tjetër, do të shoqërohet nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia ka kundërshtuar me forcë pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Ndërkohë në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi ka shënuar javën e parë pas shpalljes së pavarësisë me një vizitë në varrin e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Zoti Thaçi e përdori rastin për t'u bërë thirrje serbëve në Kosovë që të integroheshin në shoqëri.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>