BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Rice rikonfirmon mbështetjen amerikane
 
Sekretarja e Shtetit, Condoleeza Rice
"Kjo është mundësia që Serbia, Kosova e Ballkani të ecin përpara"
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke folur në Uashington, zonja Rice tha se SHBA e sheh pavarësinë e Kosovës si një mundësi të ecjes përpara të rajonit.

"Kjo është një mundësi që Serbia të ecë përpara, që Kosova të ecë përpara, që gjithë Ballkani të ecë përpara," tha zonja Rice.

Duke shpjeguar arsyet e mbështetjes së pavarësisë së Kosovës, Sekretarja Amerikane e Shtetit tha se "shpresa jonë e madhe është që po vjen dita kur Kosovarët dhe serbët të jetojnë krah-për-krah, që Ballkani të jetë i stabilizuar e në fakt pa forca ndërkombëtare."

Zonja Rice tha se SHBA do t'i ushtrojë detyrimet ndaj forcave të K-FOR-it, dhe aleatëve të vet në NATO, deri ditën kur ndihma amerikane nuk do të jetë më e nevojshme.

Reagime të tjera

Më herët nënsekretari i shtetit, Nicholas Burns, e përshkroi si cinike politikën ruse ndaj Kosovës në lidhje me shpalljen e pavarësisë.

Zoti Burns i cilësoi si shumë të papërgjegjshme komentet e një diplomati rus, sipas te cilit njohja e Kosovës do të çojë në konflikt.

Presidenti Putin, nga ana e tij, i është përmbajtur presionit mbi Kosovën, duke thënë se shpallja e njëanshme e pavarësisë krijon një precedent të tmerrshëm.

Ndërkaq, duke komentuar protestat e dhunshme të ditëve të fundit, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se dhuna e përdorur kundër ambasadave të huaja në Beograd nuk i kishte bërë Serbisë ndonjë të mirë:

"Në bazë të Konventës së Vjenës ku përcaktohen marrëdhëniet diplomatike mes shteteve, një nga objetivat kryesorë e më të rëndësishëm të institucioneve të ruajtjes së rendit është mbrojtja e ambasadave," pohoi zyrtari i lartë serb.

"Ne kështu vepruam, por fatkeqësisht me vonesë, fatkeqësisht pasi ishin kryer disa akte vandalizmi. Kjo nuk na ndihmon në përpjekjet tona ndërkombëtare për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial," tha Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>