BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 23 shkurt 2008 - 16:12 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Protesta të tjera kundër pavarësisë së Kosovës
 
Protestë e serbëve
Serbët vazhdojnë protestat kundër pavarësisë
Rreth dy mijë protestues që hidhnin parullat 'Kosova është Serbi' kanë marshuar në Mitrovicën e ndarë.

Demonstruesit me flamuj serbë dhe rusë u ndaluan të kapërcenin pikën e kalimit për të shkuar në pjesën shqiptare të Mitrovicës nga policë të OKB-së dhe të Kosovës.

Në qendër të Moskës, një mijë komunistë rusë përkrah udhëheqësit të partisë, Guennadi Ziouganov, akuzuan NATO-n se kishte shkatërruar Serbinë.

Në Londër rreth 150 vetë demonstruan kundër njohjes që Britania i bëri Kosovës si shtet i pavarur.

Ata valëvitën flamuj serbë dhe dorëzuan një peticion në Downing street.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>