BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Qindra serbë sulmuan Shërbimin Policor të Kosovës
 
Protestë në Beograd
Protestë në Beograd
Disa qindra serbë kanë sulmuar sot me gurë Shërbimin Policor të Kosovës, në vendkalimin kufitar Merdarë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi I Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani ka thënë se turma e protesuesve e indinjuar me shpalljen e pavarësisë, është futur nga Serbia deri në zonën neutrale të kufirit me Kosovën.

Reth orës 13.20 minuta rreth 200 serbë kanë ardhur nga pjesa serbe, kanë kaluar kufirin e tyre dhe kanë ardhur në zonën neutrale, e kanë kaluar zonën neutrale për nja 10 metra.

Shërbimi Policor I Kosovës ka vendosur barrikada, ata kanë djegur dy goma dhe më pas janë tërhequr prapa. Po ashtu I kanë dëmtuar disa shenja të komunikacionit të cilat janë te kufiri, por nuk ka ndonjë problem tjetër", tha zëdhënësi Elshani.

Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së forcës paqëruajtëse të NATO-s. policia dhe trupat e KFOR-it po kujdesen për ruajtjen e kufurit të Kosovës me Serbinë.

Ky është incidenti I tretë në kufurin midis Kosovës e Serbisë që kur Kosova shpalli pavarësisë e saj të dielën. Dy ditë më parë rreth një mijë protestues serbë dogjën dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>